LAJMI I FUNDIT:

Situata me zjarret, raporti i Policisë së Kosovës

Situata me zjarret, raporti i Policisë së Kosovës
Foto: Ilustrim

Ka disa ditë që zjarret janë përhapur në disa rajone të vendit, ndërsa përhapjes së zjarrit i kanë ‘kontribuar’ edhe temperaturat e larta si dhe djegia e sipërfaqeve hamullore. 

Gjendja më problematike është paraqitur në rajonin e Pejës, saktësisht në Shtupeq të Madh të Rugovës.

Më poshtë mund ta gjeni raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për zjarret:


Sankoc, Gllogoc 04.08.2021-13:19. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pronën e ankuesit ku janë djegur hamullore dhe  pylli në hapësirë prej rreth tre hektarëve. Njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar.

Brus, Lipjan 04.08.2021-12:10. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në malet e fshatit, ndërsa njësitet e  zjarrfikësve  të Lipjanit, Llapnasellës e Novobërdës së bashku edhe me njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin.  Sipas rojës së pyllit janë dëmtuar rreth 20 –hektarë pronë shtetërore dhe 5-hektarë male pronë private. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Gushtericë e epërme, Graqanicë 04.08.2021 -17:10. Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një objekti ndihmës pronë e ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin, transmeton Telegrafi.

Ramjan, Viti 04.08.2021-10:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar se disa ara të papunuara  janë përfshirë nga zjarri. Njësitet e zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar.

Rr. Nato-99, Gjilan 04.08.2021-18:50. Është arrestuar i dyshuari  kosovar pasi që i njëjti në oborrin e depos së tij kishte ndezur një zjarr për t’i djegur disa mbeturina të depos, por pasi që zjarri kishte filluar të merrte përmasa, me ndihmën e qytetarëve dhe njësitet policore, kishin arritur ta lokalizojnë zjarrin. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Shurdhan, Gjilan 04.08.2021-19:30 I dyshuari mashkull  kosovar  u kishte vënë zjarrin disa barishteve në një hapësirë prej rreth 2 ari, të cilat ndodheshin në pronën e tij. I dyshuari ka arrit që ta lokalizojë vet zjarrin.

Cernillë, Ferizaj 03.08.2021 – 18:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të pa njohura deri më tani janë djegur rreth 50 hektarë të hamulloreve të grurit. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kalë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka.

Softaj, Ferizaj 04.08.2021 – 15:15. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të pa njohura deri më tani janë djegur rreth 30 hektarë të hamulloreve të grurit. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kalë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka.

Peqan, Suharekë 04.08.2021-14:05. Raportohet se, si pasojë e prishjes së një përçuesi elektrik ka shpërthyer një zjarr ku është përhap në kodrinat e fshatit Peqan dhe Sllapuzhan. Njësitet e zjarrfikësve janë duke  tentuar që ta shuajnë zjarrin, transmeton Telegrafi.

Fsh. Qerim, Gjakovë 04.08.2021 – 06:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Njësitë relevante policore si dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri  është lokalizuar. Përveç dëmeve materiale vlera e të cilave nuk dihet, të lënduar nuk ka pasur. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i shtetit.

Lladroc, Malishevë 04.08.2021-14:47. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pronën e ankuesit kosovar, ku janë djeg dy parcela me vreshta dhe pylli në hapësirë prej rreth  5 hektarëve. Njësite zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar.

Abri e Poshtme, Skenderaj 04.08.2021-12:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se prona e tij hamullore dhe fusha është përfshirë nga zjarri. Njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Kalo në kategori