Situata në veri, krerët e shtetit takohen me ambasadorin e SHBA-së, Hovenier

Serbët lokalë në veri të Kosovës kanë bllokuar me kamionë, dhe me mjete tjera, rrugët që çojnë drejt dy pikëkalimeve kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.
Kjo për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i aplikuar masat e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftimet.
Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, krerët e shtetit janë takuar me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.
Telegrafi mëson se aktualisht presidentja Vjosa Osmani dhe kryeminsitri Albin Kurti, ndodhen në takim me Hovenier në Presidencë.
Nga
Telegrafi
31/07/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































