LAJMI I FUNDIT:

Situata kritike në Idomeni, i ftohti përkeqëson kushtet

Situata kritike në Idomeni, i ftohti përkeqëson kushtet

Situata në kampin e Idomenit ka arritur në pikën më kritike, teksa reshjet e shiut dhe rënia e temperaturave ka vështirësuar jetesën e mijëra emigrantëve që qëndrojnë aty me shpresën e hapjes së kufirit.

Mungon higjiena ,medikamentet dhe për pasojë edhe ndihma mjekësore. Ndërkaq Norvegjia po provon të blejë largimin e emigrantëve nga vendi , duke u ofruar 840 euro për këdo që largohet vullnetarisht.

Kushtet atmosferike janë përkeqësuar në kampin e Idomenit, duke i degraduar edhe më shumë kushtet e jetesës për mijëra emigrantë që po jetojnë prej disa muajsh në kufirin greko-maqedonas.


Organizatat humanitare vijojnë të raportojnë se gjendja e refugjatëve në tendat e këtij kampi është e mjerueshme, mungon higjiena dhe medikamentet dhe për pasojë edhe ndihma mjekësore. Përveç kushteve atmosferike të rënduara refugjatët janë përballur edhe rritjen e numrit të gjarpërinjve në zonën ku ndodhet kampi.

”Po kemi parë disa gjarpërinj, për momentin situata është deri diku nën kontroll, megjithatë po mundohemi të marrim masa për të reduktuar numrin e gjarpërinjve, u shpre h koordinatori i organizatës Mjekë pa Kufij Emanuel Massart.

Mbi 10 mijë emigrantë janë vendosur në kampin e Idomenit në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë me shpresën për të kaluar në vendet e Evropës perëndimore, duke refuzuar t’i përgjigjen thirrjeve të qeverisë greke për tu sistemuar në qendrat e pritjes të ndërtuara nga autoritetet.

Marrëveshja BE- Turqi duket se nuk po ndalon fluksin , edhe pse të dhënat flasin për frenim të tij. Me të njëjtin qëllim, Norvegjia po provon të blejë largimin e emigrantëve nga vendi, duke u ofruar 840 euro për këdo që largohet vullnetarisht. Ministrja e Emigracionit dhe Integrimit, Sylvi Listhaug tha se kjo inkurajon emigrantët të kthehen ne vendet e tyre dhe kështu kursejmë para, pasi mbajtja e tyre na kushton më shumë, tha ajo.

Në trend Botë

Më shumë
SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

SHBA dhe Ukraina darkordohen për armëpushim 30-ditor, reagon për herë të parë Kremlini

Evropa
Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Kapiteni i anijes me kontejnerë që u përplas me tankerin që transportonte naftë për ushtrinë amerikane – është shtetas rus

Evropa
Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Sekretari amerikan i Tregtisë: Tarifat ia vlejnë edhe nëse shkaktojnë recesion

Amerika
Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Çfarë ndodh në rast se aeroplanit i mbaron karburanti?

Botë
Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Prokuroria e Bosnje e Hercegovinës lëshon urdhër për ndalimin e Dodikut

Bosnja
Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Kryesipuni rus zhvillon bisedë telefonike me drejtorin e CIA-s

Evropa
Kalo në kategori