Juventusi thuhet se ka refuzuar një ofertë nga Bayern Munich, e cila përfshinte Benjamin Pavard si shkëmbim të pjesshëm për Matthijs de Ligt.
Bayern dhe Chelsea duket se janë kandidatët kryesorë në garën për të nënshkruar me mbrojtësin holandez.
Sipas Sky Germany, një ofertë nga kampionët e Bundesligës, e cila përfshinte mbrojtësin e Francës, Pavard, në një përpjekje për t’iu afruar çmimit të kërkuar prej 90-100 milionë euro, është refuzuar.
“#Juve, no al #Bayern per Pavard come contropartita per #DeLigt” ➡️ https://t.co/ezn4o64W3v
— Corriere dello Sport (@CorSport) July 5, 2022
Raporti shton se Bayerni nuk është i gatshëm të shkojë mbi 60 milionë euro në para të gatshme dhe kjo është arsyeja pse ata ofruan Pavardin si pjesë të marrëveshjes.
Raporte të ndryshme në Gjermani sugjerojnë se Bayerni e ka listuar francezin për transferimin teksa po kërkon t’i gjejë atij një klub të ri.
Ka raporte kontradiktore se ku është destinacioni më i mundshëm i De Ligt, me mediat gjermane që sugjerojnë se Bayerni është kandidati kryesor.
Megjithatë, ata që janë afër Juves sugjerojnë që Chelsea mbetet përpara në garë.
De Ligt iu bashkua Juves në vitin 2019 dhe fitoi një Serie A, Coppa Italia dhe Supercoppa gjatë kësaj kohe në Itali. /Telegrafi/