Disa nga ikonat e futbollit kanë konfirmuar se do të luajnë në Kupën e Botës për veteranët që do të mbahet për herë të parë

Stadiumi ikonë anglez St James' Park, shtëpia e Newcastle, do të presë Kupën e Botës për veteranët, më konkretisht për futbollistët mbi 35 vjeç, në qershor.
Ky event do të mbledhë legjenda të shumta të futbollit, të cilët ashtu si tifozët do të ngjallin kujtime të disa kohëve të mëparshme, dhe Daily Mail ka publikuar ekskluzivisht emrat e lojtarëve që kanë konfirmuar ardhjen dhe pjesëmarrjen e tyre.
Deri më tani është konfirmuar se në këtë Botëror do të luajnë Anglia, Brazili, Franca, Argjentina, Spanja, Gjermania, Italia dhe Uruguai.
Disa nga emrat e konfirmuar Anglia: David James, Rio Ferdinand, Ashley Cole, Joe Cole, Frank Lampard, Steve McManaman, Robbie Fowler, Michael OwenBrazil: Roberto Carlos, Cafu; Emerson, Kaka; Ronaldinho, RivaldoFrancë: Marcel Desailly; Christian Karembeu, Thierry HenryArgjentinë: Pablo Zabaleta, Esteban Cambiasso, Hernan CrespoSpanjë: Carles Puyol, Michel Salgado, David VillaGjermani: Sami Khedira, Mesut Ozil, Kevin KuranyiItali: Marco Materazzi, Fabio Cannavaro; Francesco TottiUruguai: Diego Lugano, Diego Forlan
Skuadrat përfundimtare, të cilat do të kenë 18 futbollistë nga çdo përzgjedhje, dhe nuk janë shpallur ende, por tashmë pesë fitues të “Topit të Artë” janë në listë - Kaka, Ronaldinho, Rivaldo, Fabio Cannavaro dhe Owen.
Kujtojmë se paraprakisht ishte bërë e ditur se ky Botëror do të luhet në qershor në Angli.
Gara është planifikuar të fillojë nga çerekfinalja. Ndeshjet e asaj faze dhe gjysmëfinalet do të luhen në javën e parë të qershorit, ndërsa finalja e madhe është planifikuar për 11 ose 12 qershor. /Telegrafi/




















































