LAJMI I FUNDIT:

SIOFA e përkujton Marrëveshjen e Ohrit me konferencë

SIOFA e përkujton Marrëveshjen e Ohrit me konferencë

Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit sot me fillim nga ora 14 në Kodrën e Diellit në Tetovë do ta përkujtojë ditën e nënshkrimit të kësaj marrëveshje me një konferencë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, sot është përvjetori i 15 i kësaj marrëveshje. Partitë opozitare e quajnë si të vdekur kurse partitë në pozitë e quajnë si pjesë të rëndësishme të funksionimit të shtetit.

Nëshkrues të kësja marrëveshje kanë qenë, kryetar i PDSH-së Arbër Xhaferi, Imer Imeri nga PPD, Branko Cërvenkovski nga LSDM, Lupco Georgievski nga OBRM-PDUKM dhe kryetari i atëhershëm i Maqedonisë Boris Trajkovski.


Garantues ishte faktori ndërkombëtarë.

Realizimi i plotë i kësaj marrëveshje nuk ka ndodhur në shumë institucione të vendit, sa i përket rritjes së përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore.

Probleme në realizimin e saj kanë filluar qysh në Kushtetutë, ku shqiptarët nuk njihen me emrin e tyre etnik, por si bashkësia etnike mbi 20 për qind. Ndërsa dhjetëra probleme janë shkaktuar edhe në aspektin e zbatimit të saj praktik, përmes respektimit të ligjeve.

Ligji për gjuhët dhe flamurin, zyrtarizon pjesërisht si gjuhë zyrtare gjuhën shqipe, duke mos përfshirë tërë territorin e vendit.

Gjuha shqipe është zyrtare në komunat ku shqiptarët janë mbi 20 për qind, ndërsa akoma nuk behet implementimi i saj në institucione qendrore. Ligji për përdorimin e flamurit mundëson përdorimin e tij në komunat ku shqiptarët janë mbi 50 për qind, por me ndryshimet e fundit ligjore flamuri shqiptar është me përmasa tre herë më të vogla për dallim nga flamuri shtetëror maqedonas./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori