Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) mbajti takim me kryetarët e Kuvendeve të Sindikatave të Arsimit Fillor e të Mesëm të Komunave të Kosovës lidhur me qëndrimet pas rezultateve të testit PISA.
Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut tha se sindikata që drejton do të bëjë një studim për të parë se cilat kanë qenë ngecjet në këtë test.
“SBAShK-u u drejtohet mësimdhënësve se do të shtojnë edhe më shumë angazhimet në funksion të ngritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe se do të bëjë një studim lidhur me rastet e PISA-s për të parë se cilat ishin ngecjet tona eventuale në mënyrë që ato me angazhime të shtuara t’i kalojmë”, tha Jasharaj.
Nxënësit 15 vjeç kosovarë në testin PISA ku u testuan për njohuritë nga matematika, shkenca dhe leximi, me rezultatet e tyre u renditën në tre vendet e fundit mes 72 shteteve.
Jasharaj tha Kosovën drejt dështimit në Programin Ndërkombëtar për Vlerësimin e Nxënësve (PISA) e çuan mospërgatitja si dhe mos-serioziteti.
“Kemi bindjen se shkollat tona u gjetën fare të papërgatitura në lidhje me tetin PISA, madje ky test u nënçmua nga disa dhe po mendoj që nuk është bërë ndonjë fushatë pozitive për t’u treguar nxënësve që kanë qenë të paraparë të përfshihen edhe mësimdhënësit të përgatisin nxënësit edhe psiqikisht edhe emocionalisht që të tregohen të suksesshëm”, tha Jasharaj.
Se gjendja në arsim nuk është emirë pas daljes së këtyre rezultateve e pranoi edhe ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë Arsim Bajrami tetë ditë më parë.
Por, kreu i SBASHK-ut Jasharaj shfaqi optimizëm për testet e ardhshme PISA.
“Besoj se në të ardhmen do të jemi në atë pjesën e parë të PISA-s dhe do të lavdohemi për rezultate”, tha Jasharaj.
Kurse Selim Krasniqi, kryetar i Sindikatës së Fushë-Kosovës ka thënë se fajtorë për rezultatin nuk janë nxënësit, por sistemi arsimor.
“Mjete të informimit, informoni se nxënësi ynë nuk është fajtor, mësuesi ynë nuk është fajtor, nxënësi ynë nuk ka mundësi që të lexoj gjithë, sepse fundja shkolla dhe planprogrami nuk është harmonikë që të hapet dhe mbyllet sa herë të duhet. Fajtor është sistemi arsimor e kurrsesi nxënësi”, ka thënë Krasniqi.
Luljeta Boshnjaku, kryetare e Sindikatës nga Obiliqi tha se duhet rishikuar edhe trajnuesit e arsimtarëve.
“Kemi mbajtur trajnime nga finlandezët të cilët kanë dalë të pestit në listë në mos gabofsha dhe qysh është e mundur kur ne gjatë tri viteve rregullisht verën e kemi pasur të ngarkuar prej trajnimeve dhe nuk ka pas kurrfarë rezultati. Atëherë duhet me rishiku kush po na trajnojka edhe neve arsimtarëve”, tha Boshnjaku
Gjatë mbledhjes gjithashtu u cek se tekstet shkollore duhet t’i përpilojnë vetë mësimdhënësit, e jo profesorët e fakultetit, sepse këta të fundit nuk janë në dijeni se çka është më e nevojshme për nxënësit e klasës VI ose VII. /KALLXO.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit