Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës po kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit që të lirojnë nga puna 300 mësimdhënësit të cilët kanë sëmundje të rënda dhe kronike. Kjo sindikatë vlerëson se këta mësimdhënës me paraqitjen e tyre në vendet e punës po e rrezikojnë edhe më shumë shëndetin e tyre.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në një intervistë për KosovaPress thotë se për këta mësimdhënës Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndarë mjete të mjaftueshme që të zëvendësohen, por një gjë të tillë nuk po e bëjnë Drejtoritë Komunale të Arsimit.
Ai thotë se po u infektuan këtë mësimdhënës edhe me koronavirus pasojat mund të jenë fatale për ta. E këtë ai shprehet se nuk duhet të lejojnë të ndodhë dhe të shpërblejnë kontributin e tyre që kanë dhënë për vite në sistemin arsimor.
“Kanë marrë mjete edhe për 300 të sëmurët dhe po e them në mënyrën më të thjeshtë popullore për çdo gjë nëse do t’ua kishim falur si SBASHK edhe mbinormat, nuk mund t’ua falim çështjen e të sëmurëve rëndë. Po them kjo është edhe çështje humane sepse nuk është njerëzore nga shteti ynë, nga DKA-të, as kurrkush që ta obligojë një mësimdhënës të sëmurë rëndë që përballet më sëmundjen ta dërgojnë në shkollë, sepse as nuk mund të jap kontribut dhe është personi më i prekur, më i rrezikuari. Po u goditën këta mësimdhënës nga COVID-i pasojat do të jenë fatale dhe unë mendoj që dikush duhet ta ndjejë edhe si ndjenjë humane, po edhe si përgjegjësi njerëzore pse të na ndodhë një gjë e tillë. Shteti ka ndarë mjete të mjaftueshme dhe ata njerëz duhet të rrinë për këtë vit shkollor në shtëpi, as të mos angazhohen në mësimin online sepse nuk mund ta bëjnë as atë detyrë”, tha ai.
Jasharaj thotë se në vazhdimësi kanë kërkuar që këta mësimdhënës të pensionohen para kohe, duke theksuar faktin se e kanë pothuajse të pamundur mbajtjen e mësimit me nxënësit.
Ai tregon se këta mësimdhënës në vazhdimësi kanë probleme shëndetësore që ua pamundësojnë mbajtjen e mësimit, e për këtë ai thotë se më së shumti humbës janë nxënësit.
“Ne këtë çështje e kemi ngritur që 5 vite ku kemi kërkuar që këta njerëz të pensionohen para kohe, të marrin një pension dinjitoz së paku në vlerën e 75 përqind të pagës, sepse këta njerëz siç thotë populli është gjynah që t’i dërgojmë nëpër shkolla ngase ata nuk janë më të aftë të mbajnë mësimin. Shpesh kemi parë pamje në Facebook kur kolegët e tyre iu kanë ndihmuar duke i marrë për krahë, duke i dërguar në klasë, ai ndihet keq, ka dhënë një kontribut me vite por tash sëmundja e ka bërë të vetën dhe po them këta njerëz e meritojnë të pushohen nga puna, të kenë një pension meritor dhe të merren me sëmundjen e tyre. Kjo nuk po ndodh dhe unë besoj që DKA-të duhet t’i japin një përgjigje”, tha Jasharaj.
Jasharaj thotë se si sindikatë nuk kanë numër të saktë se sa mësimdhënës janë të infektuar me COVID-19, por që thotë se situata aktualisht është e menaxhueshme.
Sipas tij, momentalisht në të gjitha shkollat e vendit janë duke u respektuar masat anti-COVID, derisa thekson se edhe furnizimi me dezinfektues e maska nëpër shkolla është në nivelin e duhur.
“Janë vetëdijesuar edhe nxënësit në tërësi brenda objekteve shkollore, ata nuk hezitojnë të kenë kujdes për vete dhe për shokët e shoqet. Mësimdhënësit e dinë detyrën e tyre dhe kryesisht mbajnë maska, punëtorët tekniko-ndihmës kujdesen që të ketë ajrosje, kujdesen që të ketë edhe mjete të dezinfektimit dhe po them në këtë pjesë, situatën e kemi mirë dhe nuk kemi ndonjë informacion se ndonjë shkollë ka shkelje të rëndë të masave. Shkollat janë të pajisura me dezinfektues, me maska, ndonjëherë mund të ndodh që fëmijët pajisjen nga familja me maska, mirëpo ajo që kryesisht shihet është se të dy palët pra edhe nxënësit edhe mësimdhënësit i përdorin maskat. Ka dezinfektues të mjaftueshëm për momentin dhe uroj që kjo të vazhdojë, sepse po them po u lëshua kjo betejë, po nuk pati maska, nuk ka kujdes atëherë do ta kemi një situatë tepër të rëndë sepse numri do të shtohet shumë dhe kjo pastaj do të na obligonte të gjithëve të mendojmë për këtë skenarin C që nuk po e dëshiron askush. Nëse vazhdohet kështu besoj që numri do të jetë i kapërcyeshëm”, thotë ai.
Kreu i SBASHK-ut apelon për kujdes të shtuar të mësimdhënësve, nxënësve dhe të prindërve në mënyrë që të mos ketë rritje të rasteve me COVID brenda shkollave, e që do të ndikonte që mësimi të kalojë online.
Ndonëse nuk e përkrahin mësimin online, Jasharaj deklaroi se mësimdhënësit janë të vendosur që të mos ketë ndërprerje të mësimit.
“Mësimdhënësit e Kosovës janë të vendosur që procesi mësimor të mos ketë shkëputje, pra ose të punohet si tash ose në raste të caktuara kur urdhërohen nga IKSHPK do të kalojmë në versionin C, që po them nuk është i dëshirueshëm por do të bëjmë çmos që ta kemi një vit shkollor të përmbyllur sa më mirë”, deklaron Jasharaj.
Ai thotë se në krahasim me vitin e kaluar shkollor, ky vit i gjen shkollat dhe mësimdhënësit më të përgatitur sa i përket pajisjeve teknologjike, megjithatë thotë se jo në nivelin e duhur.
“Ky vit na gjen më të përgatitur në këtë aspekt, por jo edhe me mjete ngase … nuk është bërë shumë që të bie fjala mësimdhënësit apo shkollat të jenë të pajisura me laptop e të ketë rrjet të internetit kudo dhe të kemi një situatë më relaksuese. Po e them mësimi online nëse ndodh do të na vë në siklet… Mësimdhënësit do të jenë trefish së paku me shumë të angazhuar ngase jo të gjithë prindërit mund të komunikojnë në të njëjtën kohë me mësuesin sepse disa janë në punë, mësuesi duhet të jetë aktiv tërë ditën”, thotë ai. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime