Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj që në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, të diskutohen edhe kërkesat e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor.
Kjo sindikatë përmes një komunikate ka përsëritur se kërkesat e tyre janë të arsyeshme.
Ata po kërkojnë që të paguhet puna e tyre gjatë fundjavës, festave dhe orët shtesë, ndërkaq pagesat për ndërrimet e natës kërkojnë të rriten 100 për qind, nga 18 euro sa janë në 36 euro, si dhe të paguhet rrezikshmëria në punë.
“Gjatë kësaj pandemie e dëshmuam vetën përmes punës, angazhimit, vullnetit, sakrificës dhe gatishmërisë. Sa e sa nga infermierët nuk i takuan me muaj të tërë më të dashurit e tyre, fëmijët e tyre, prindërit e tyre, vëllezërit dhe motrat e tyre, vetëm që ju të jeni të sigurt, që ky virus mos të shpërndahet, ndërsa të prekurve u shërbyen kujdes maksimal! Sa nga infermierët u infektuan nga ky virus në krye të detyrës duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe ndoshta edhe jetën ndërsa JU duartrokitët për përkushtimin dhe punën e tyre! Ne u kujdesëm për shtetin. Është koha që shteti të kujdeset për ne”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës.
“Andaj, Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon që përmes Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e nesërme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, nën pikën “të ndryshme” të rendit të ditës së këtij takimi, të futen për diskutim edhe kërkesat e komunitetit infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor. Kërkesat tona janë të arsyeshme, nuk kërkojmë diçka absurde. Ndërrimet e natës të rriten për 100%, nga 18€ në 36€. Të paguhet puna gjatë vikendeve, festave dhe orët shtesë për infermierët. Të paguhet rrezikshmëria në punë”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë