Simulim i dobët i Edin Dzekos gjatë përplasjes verbale me Pepen

Sulmuesi boshnjak, Edin Džeko e ka merituar një çmim Oscar në ndeshjen kundër Portos.
Kjo e fundit vetëm pas vazhdimeve ka arritur ta eliminon skuadrën e Romës në saje të rezultatit të përgjithshëm 4:3 (1:2).
Në një moment futbollisti i romakëve kishte një konflikt verbal me mbrojtësin Pepe, i cili njihet si lojtar i ashpër.

E duke e ditur këtë fakt, shtatgjati iu afrua portugezit kokë më kokë dhe për një moment ra për toke para syve të gjyqtarit Cuneyt Cakir.
Ky i fundit nuk ra në grackën e futbollistit të kryeqytetit italian dhe i kërkoi atij të ngrihej nga fusha që ra pas "përplasjes".

Nga
Telegrafi
07/03/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































