Të rinj gjermano-turq festojnë Erdoganin dhe planet e tij për ndryshimet kushtetuese. Njerëz të cilët janë konsideruar si tërësisht të integruar në Gjermani tregojnë hapur simpatitë e tyre ndaj Erdoganit për gjërat të cilat shumë politikanë gjermanë i konsiderojnë si jodemokratike.
Rreth 1/5 e gjermanëve me origjinë turke ka nënshtetësi gjermane dhe turke dhe ka të drejtë votimi në referendumin e ardhshëm për ndryshime kushtetuese. Kjo ka shkaktuar reagime tek politikanët e CDU/CSU.
“Niveli i integrimit duket se është më i dobët se sa ka menduar shumëkush”, thotë kryetari i Komisionit të Jashtëm i Bundestagut, Norbert Röttgen (CDU), për gazetën “Der Spiegel”.
Ai angazhohet për heqjen e dy nënshtetësive, që është qëndrim edhe i shumë politikanëve të CSU.
Sekretari i Përgjithshëm, Andreas Scheuer, tha se ai që u betohet vlerave dhe parimeve të shtetit gjerman, nuk ka nevojë të ketë një nënshtetësi tjetër.
Fëmijët e prindërve me origjinë të huaj duhet të vendosin në të ardhmen me 21 vjeç se cilën nënshtetësi e duan. Kështu është thënë në konkludimet e Kongresit të CSU në dhjetor të vitit 2016.
Rregullat
Ky vendim është në kundërshtim me vendimin e vitit 2014. Sipas rregullave të tanishme, fëmijët nga prindër me origjinë të huaj, që kanë lindur në Gjermani apo të cilët jetojnë këtu të paktën tetë vjet, kanë të drejtë të marrin nënshtetësinë e prindërve të tyre dhe nënshtetësinë gjermane.
Do të thotë, ata kanë të drejtë të kenë dy pasaporta.
Ai i cili deri në moshën 21 vjeç ka jetuar të paktën tetë vjet në Gjermani apo ka shkuar të paktën gjashtë vjet në shkollë, mund t’i mbajë të dy pasaportat.
Vlerësohet se aktualisht në Gjermani ka rreth 4,3 milionë persona me dy pasaporta. Numri më i madh i tyre janë me origjinë nga Turqia, por ka edhe nga Polonia, Rusia dhe vende të tjera.
Ideja ishte që personat me dy nënshtetësi të integrohen më shpejt në shoqëri dhe të jenë pjesë e vendimeve politike, shoqërore dhe demokratike.
Qëllimi është respektimi dhe vlerësimi i origjinës, por edhe njohja dhe marrja e obligimit për vlerat e vendit ku tani jetojnë.
Argumentet e tejkaluara?
Vitet e fundit ka pak studime që janë marrë me rezultatet e integrimit të personave me dy nënshtetësi.
Ndaj nuk dihet nëse politikanët e Unionit kanë të drejtë, kur thonë se qëllimi nuk është realizuar.
Profesori Thomas Faist është një prej shkencëtarëve që është marrë me këtë temë.
“Dynënshtetësia ndikon shumë pozitivisht në integrim”, thotë ai. “Pezullimi i këtij ligji paraqet një akt simbolik se ai nuk ka pasur sukses”.
Faist thotë se ky vendim nuk ka efekte pozitive vetëm për Gjermaninë, sepse gati gjysma e vendeve në botë mundëson që një person të ketë dy pasaporta.
Personat e përfshirë me këto rregulla janë zakonisht personat e shkolluar, me punë të mirë dhe grupet e privilegjuara në shoqëri.
Në diskutimet e tanishme duhet të merret parasysh se çfarë mbështetje vërtet ka Erdogani tek personat me origjinë turke. Besnikëria ndaj një vendi ka një domethënie shumë më të thellë se vetëm posedimi i pasaportës.
Ndryshimet
Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se gjatë kësaj legjislature nuk do të ketë ndryshime të ligjit.
Ministri i Brendshëm, Thomas de Maizière, shpjegon se ata nuk duan të marrin vendime të përshpejtuara.
Ndërsa përfaqësuesit e SPD pohojnë se ky rregull është një prej bazave të koalicionit qeveritar.
E ngarkuara me Çështjet e Integrimit, Aydan Özoguz (SPD), thotë se kjo temë nuk meriton tepër të diskutohet në këtë moment.
Propozimet e Unionit i kanë kundërshtuar edhe Ekologjistët dhe e Majta.
Ndërsa në sondazhet e agjencisë “Forsa”, vetëm 38% e të anketuarve mendojnë se të ardhurit në Gjermani duhet të vendosin vetëm për një pasaportë. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

Dilerët e arrestuar kroatë posedonin shumë drogë - policia publikon pamjet në Zagreb

Katër kandidatë po konkurrojnë për të qenë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë - kush janë ata?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë