LAJMI I FUNDIT:

Simiq: Braktisja e Kuvendit është vetëm hapi i parë

Simiq: Braktisja e Kuvendit është vetëm hapi i parë

Kreu i Listës Serbe, Slavko Shimiq, ka thënë pas takimit urgjentë të mbajtur në Mitrovicën e Veriut se vendimi për të ngrirë punën e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës është vetëm hapi i parë drejt mbrojtjes së interesave kombëtare serbe dhe të pronës serbe në Kosovë.

Shimiq, pas një takimi të deputetëve të Listës Serbe, ku ata vendosën për të ngrirë pjesëmarrjen e mëtejshme në punën e Kuvendit pas miratimit të Ligjit për Trepçën, tha se shpreson se ky vendim do të gjejë mbështetje nga të gjithë anëtarët serbë në Qeverinë e Kosovës.

“Unë pres më shumë nga përfaqësuesit politikë serbë se do të vihen në mbështetje të grupit parlamentar të Listës Serbe dhe në mënyrë unike të vazhdojmë të luftojmë për të ruajtur interesat kombëtare serbe dhe asetet serbe në Kosovë”, pohoi Simiq para gazetarëve, njofton Klan Kosova.


Shimiq deklaroi se bojkoti i Kuvendi të Kosovës është vetëm “hapi i parë i luftës së tyre politike dhe ligjore për të mbrojtur pronën serbe në Kosovë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm

Drejtësi
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve

Kronika e Zezë
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Politikë
​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

​Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës

Lajme
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajme
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën

Drejtësi
Kalo në kategori