LAJMI I FUNDIT:

Simeone: Nuk e di se ku do të shkojë Griezmanni

Simeone: Nuk e di se ku do të shkojë Griezmanni

Diego Simeone ka folur rreth të ardhmes së yllit të skuadrës së tij, Antoine Griezmann, i cili po kërkohet me ngulm nga skuadrat e mëdha evropiane.  

Sulmuesi francez i Atleticos po konfirmohet pas çdo ndeshje si një nga futbollistët më të mirë në botë.

Real Madridi dëshiron t’ia ‘rrëmbej’ rivalit të urryer Griezmannin (Foto)
Lexo po ashtu Real Madridi dëshiron t’ia ‘rrëmbej’ rivalit të urryer Griezmannin (Foto)

Ndeshja e fundit ku Griezmann bëri mirë ishte ajo e së shtunës ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu, ku francezi shënoi për 1-1 dhe ai siguroi skuadrës së tij një pikë.


Cilësitë e tij janë të pakontestueshme dhe kjo ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane nga Liga Premier, Serie A, Bundesliga dhe madje edhe La Liga të kërkojnë transferimin e tij.

Megjithatë, trajneri Simeone ka deklaruar se ai nuk di asgjë për ndonjë largim të mundshëm të yllit të tij, por thotë se është i lumtur me lojën që ai po tregon.

Griezmann i lodhur me thashethemet rreth transferimit të tij
Lexo po ashtu Griezmann i lodhur me thashethemet rreth transferimit të tij

“Griezmann? Një humbje në qoftë se ai largohet? Unë nuk e di se ku do të shkojë, por jam i kënaqur me mënyrën se si ai luan, me entuziazmin e tij”, ka thënë fillimisht Simeone për mediat spanjolle.

“Është një kënaqësi ta shohësh atë tek kthehet në shfaqjet si ai i bën. Ai kishte një lojë të madhe [ndaj Realit], të një niveli të lartë”, përfundoi argjentinasi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Salah - luan në Francë

Premier League
Kalo në kategori