Lëvizja Fol ka mbajtur një diskutim të hapur me temën “Politikat e punësimit: Ndikimi i sigurimit shëndetësor në punësim, me fokus në rini”.
Në këtë diskutim u tha se sigurimet shëndetësore janë një bazë e mirë për të ngritur mirëqenien dhe se duke u bazuar në përvojat e shteteve të tjera sigurimet shëndetësore do të ndikonin në rritjen e të punësuarve në Kosovë dhe në zvogëlimin e të papunëve.
Qëllimi i këtij debati ishte që të diskutohet rreth sigurimit shëndetësor dhe ndikimit të tij që mund të ketë në punësim.
Gersi Gashi, duke bërë prezantimin e të gjeturave nga hulumtimi “Ndikimi i Sigurimit shëndetësor në ekonomi të Kosovës”, tha se bazuar në përvojat e shteteve të tjera sigurimet shëndetësore do të ndikonin në rritjen e të punësuarve në Kosovë dhe në zvogëlimin e të papunëve.
“Sigurimet shëndetësore janë një bazë goxha e mirë për të ngritur mirëqenien dhe ndikimi i tyre në mirëqenien ka qenë gjithmonë shumë pozitiv. Kështu që është keq që ende nuk kemi sigurime shëndetësore, por është mirë që nuk kemi filluar pa i para plotësuar kushtet që parashihen. Pasi që kjo do të dështonte sistemin dhe do të ulëte besimin e të gjithë atyre që dëshirojnë të jenë pjesë e sistemit dhe detyrimisht sjelltë në një dështim më të madh që mund të ulëte besimin e qytetarëve në institucione”, tha ai.
Gashi paraqiti edhe rekomandimet që janë dal nga ky hulumtim, ku ndër to është edhe ulja e premiumeve në 5 përqind për të inkurajuar pjesëmarrjen në fond, dhe ruajtur stabilitetin e fondit, përputhja e çmimeve të premiumeve me parimet e ekonomisë së tregut për të minimizuar keqpërdorimin e sistemit, trajtimi i drejt i sektorit publik dhe privat, në ofrimin e shërbimeve shëndetësore duhet të sigurohet që nuk ka diskriminim apo favorizim të njërit sektor apo tjetrit, etj.
Haxhi Arifi, kryetar i BSPK, tha se nuk është befasuese që qeveritë nuk nguten që t’i përmbushin obligimet e tyre për ligje, e jo vetëm për këtë ligj por edhe për shumë të tjerë.
“Vetëm ne në Kosovë kemi mbetur pa pasur një ligj të sigurimeve shëndetësore edhe në regjion i kanë, përveç Kosova ka mbet dhe kjo nuk është diçka e mirë. Ne të mos kemi një ligj të sigurimeve shëndetësore se ky ligj nuk është vetëm që ka të bëjë me sigurimet shëndetësore, por shto këtu edhe çështjen e punësimit të të rinjve sidomos që për ne është një brengë më e madhe”, tha ai.
Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, fajtor për mungesën e sigurimeve shëndetësore i ka lënë të gjitha Qeveritë e deritanishme, por edhe faktorin ndërkombëtar.
“Dikujt po i konvenon, e këtë dikujt po i konvenon po them edhe partive politike ju ka konvenuar kjo zhagitje. Është më së e qartë kush është fajtorë këtu, fajtor është qeveria e Republikës së Kosovës, por jo vetëm kjo qeveri. Por, kësaj do të ja bashkëngjis edhe faktorin ndërkombëtarë i cili është fondi monetar dhe Banka Botërore që me punime të ndryshme të ashtuquajtura që harxhohen miliona në këtë vend, kanë qitë shpesh herë rezultate të cilat e kanë dërguar në disfavor fillimin e mbledhjes së premiumeve”, tha ai.
Ndërsa, Lumnije Hashani, nga Oda Ekonomike e Kosovës, thotë se sfidë për fillimin e sigurimeve shëndetësore mbetet fillimi i mbledhjes së premiumeve.
“Paraqitet si sfidë edhe mbledhja e premiumeve të cilat nuk është paraqitur deri më tani, mandej krijimi i një softueri i cili akoma nuk është blerë nga institucionet, mandej përgatitja e listës së shërbimeve. Problem tjetër është lidhja e kontratave të institucioneve private shëndetësore akoma nuk është bërë, pajisja me kartela mendoj se të gjitha këto kanë influencë edhe tek bizneset, por edhe tek të gjithë qytetarët e Kosovës që ky ligj të hyj sa më shpejt në fuqi dhe të filloj të aplikohet në praktikë”, tha Hashani.
Hulumtimi i Lëvizjes Fol është përkrahur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe implementohet nga “Helvetas Swiss Cooperation” dhe MDA. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania