LAJMI I FUNDIT:
Gjilani 35° partlycloudy_day

Siguria në rrugët e Gjilanit, Osmani: Kemi mbulueshmëri të mjaftueshme, nga janari janë shqiptuar mbi 30 mijë gjoba në trafik

Siguria në rrugët e Gjilanit, Osmani: Kemi mbulueshmëri të mjaftueshme, nga janari janë shqiptuar mbi 30 mijë gjoba në trafik
Foto: Ilustrim

Me një strukturë të organizuar dhe strategji të mirëplanifikuar, policia nga rajoni i Gjilanit arrin të kryej mbulueshmëri në të gjitha zonat e vendit.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit , Valon Osmani, i cili tha se mbulueshmëria është gjatë gjithë kohës dhe në të gjitha zonat.

“Patrullat e rregullta dhe kontrollet e shpeshta janë të përqendruara në të gjitha zonat, por specifikisht në ato më të frekuentuara për t’u siguruar që qytetarët të ndihen të sigurt në çdo kohë. Jemi kryesisht vend i qetë”, ka thënë Osmani.

Osmani gjithashtu ka thënë se mbulueshmërinë e bën më të lehtë edhe pajisjet të cilat i posedojnë.

“Posedojmë mjete të mjaftueshme për mbulueshmëri”, ka theksuar Osmani.

Ndër të tjera, policia në rajonin e Gjilanit nga janari e deri më tani ka shqiptuar 30 mijë e 850 gjoba. Kurse, në total, ka ndodhur vetëm 1 aksident me fatalitet, 263 me lëndime si dhe 352 me dëme materiale. /Telegrafi

Në trend

Më shumë
Lotina publikon çastet e ëmbla që po kalon me Mozzikun

Lotina publikon çastet e ëmbla që po kalon me Mozzikun

Magazina
Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës

Mësoni pse Holandës iu anulua goli i Xavi Simons kundër Francës

Përfaqësueset
I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan

I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan

Kronika e Zezë
Pse kanë vdekur kaq shumë pelegrinë sivjet në Haxh?

Pse kanë vdekur kaq shumë pelegrinë sivjet në Haxh?

Azia
Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan

Miliona njerëz mbetën pa energji elektrike në pak sekonda, këto janë tri teoritë që shkaktuan terrin në Ballkan

Botë
Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi

Një mik që nuk e kishte parë prej 20 vitesh i hipi në taksi - miliona njerëz emocionoi skena nga Dallasi

Amerika
Kalo në kategori