LAJMI I FUNDIT:

Siguria në komunikacion, rritet numri i viktimave në aksidente në Maqedoni

Siguria në komunikacion, rritet numri i viktimave në aksidente në Maqedoni
Woman crossing the street at pedestrian crossing

Avancimi i sigurisë së këmbësoreve në komunikacion dhe ulja e viktimave në rrugë ka për qëllim tryeza e sotme e rrumbullakët “Këmbësorët dhe siguria e tyre në komunikacion”, në organizim të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve (KRSKRR), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme Oliver Andonov në fjalimin e tij tha se për fat të keq numri i viktimave në fatkeqësitë e komunikacionit në Maqedoni është i madh dhe në nëntë muajt e parë të vitit ka 122 viktima, prej të cilëve 25 ose një e katërta janë këmbësorë, që është një nga motivet për organizimin e tryezës së tillë të rrumbullakët.

“Ministri i Punëve të Brendshme së bashku me KRSKRR-në, Qeverinë dhe të gjitha institucionet e tjera dhe organizatat në pajtim me planet aksionare do të qëndrojë e përkushtuar në uljen e numrit të të pësuarve në fatkeqësitë e komunikacionit, posaçërisht këmbësorëve. Në këtë drejtim MPB-ja merr aksione për sanksionimin e kundërvajtjeve, por edhe kombinimin e masave parandalues-edukative për veprim mbi vetëdijen r pjesëmarrësve në komunikacion. Masat represive jo gjithmonë kontribuojnë drejtë rezultateve dhe nevojitet të ndërmerren shumë aktivitete drejt të gjithëve kategorive të qytetarëve për uljen e pasojave. Megjithatë, siguria në komunikacion është përgjegjësi personale për secilin prej nesh si individ”, tha Andonov.


Theksoi se Maqedonia me ligjin e ri për siguri në komunikacion krijoi kushte për uljen e numrit të fatkeqësive në komunikacion në të cilat marrin pjesë këmbësorë, posaçërisht me uljen e shpejtësisë së lëvizjes në vendbanime prej 60 në 50 kilometra në orë.

Traumotologu Viktor Kmailovski, tha për Tv21 se lëndime më të shpeshta te këmbësorët në fatkeqësitë e komunikacionit janë thyerjet e ekstremiteteve të poshtme, si dhe lëndimet e rënda krano-cerebrale në pjesën e kokës nga goditjet e përsëritur, për çarsye është shumë e rëndësishme konkluzionet nga tryeza e sotme e rrumbullakët të zbatohen me qëllim të uljes të numrit të pacientëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori