LAJMI I FUNDIT:

Siguria e punëtorëve, PSD fton në interpelancë ministrin Reçica

Siguria e punëtorëve, PSD fton në interpelancë ministrin Reçica

Partia Socialdemokrate ka ftuar në interpelancë Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës.

Përmes kumtesës për media kjo parti ka kujtuar se vetëm gjatë 19 viteve të fundit kanë humbur jetën në punë 93 punëtorë, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë.

“Në të dhënat e Agjencisë së statistikave ata nuk janë të regjistruar fare si kategori e veçantë. Thjesht ata nuk ekzistojnë as si numra.93 punëtorë të vdekur në vendin e tyre të punës janë: Jashtë rendit të ditës për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Jashtë rendit të ditës për Inspektoriatin e Punës, Jashtë rendit të ditës në Ligjin e Punës dhe janë, Jashtë rendit të ditës në Ligjin për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë”, thuhet në kumtesën e PSD-së,


Me këtë synohet që Kuvendi t’i miratojë rekomandimet si vijon:

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave, në kuadër të Ligjit për Buxhetin vjetor të vitit vijues, në këtë rast për vitin 2019, të trefishojnë numrin e inspektorëve të punës, të cilët janë në kuadër të Inspektoratit të punës me numrin dhe shumën e përgjithshme si vijon:

Në Organizatën Buxhetore “Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale” me kod organizativ 209, me kod funksional 0412, numri i punëtorëve nga 70 të rritet në 210 punëtorë, dhe shuma e përgjithshme në euro të rritet në 1,865,721 euro.

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, të krijojnë bazën Ligjore për Sigurimin e Fatkeqësisë në Punë. Krijimi i bazës ligjore do të mundësonte krijimin e një fondi të përbashkët të punëdhënësve dhe punëmarrësve i cili do t’iu siguronte punëtorëve të Kosovës dhe familjeve një trajtim me dinjitet në rast fatkeqësie në punë.

3. Kuvendi i Kosovës, kërkon nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të filloj, dhe nëse ka filluar t’i përshpejtoj punët për ndryshimin e Ligjit të Punës dhe Ligjit për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Punë.

4. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i raporton Kuvendit brenda 30 ditëve për veprimet që i ka marrë për pikën 2 dhe 3 të kësaj rezolute.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Dy familjarë rrihen mes vete pas një mosmarrëveshje – Policia raporton për katër raste të dhunës në familje në 24 orë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori