LAJMI I FUNDIT:

Siguria e fëmijëve, në disa rrugë në kryeqytet do të ndalohet qarkullimi i mjeteve motorike  

Siguria e fëmijëve, në disa rrugë në kryeqytet do të ndalohet qarkullimi i mjeteve motorike  

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka nisur një projekt të ri që synon krijimin e rrugëve më të sigurta për fëmijët në kryeqytet.

Komuna në një postim në Facebook shkruan se nëpërmjet projektit “Rrugët për Fëmijë” do të krijojnë një mjedis më të sigurt dhe të këndshëm për fëmijët në hapësirat përreth shkollave të tyre.

“Pas disa muajsh analizë, matje, projektim, planifikim e takime me qytetarë, ju njoftojmë se punimet do të fillojnë të enjten, më datë 16 mars 2023, duke nisur me hapësirat përreth Sh.F.M.U “Elena Gjika”.


Nga kjo ditë, rruga që prej Bulevardit ‘Zejnel Saliu’, nga udhëkryqi i rrugës ‘Emin Duraku’, deri te kryqëzimi me rrugën ‘Ernest Koliqi’, do të mbyllet përherë për qarkullimin e mjeteve motorike.

Sigurisht, me përjashtim të veturave të emergjencës, zjarrfikësve dhe veturave të policisë, veturave zyrtare dhe ato të parapara me ligj – për të cilat do të ketë pistona lëvizës që mundësojnë qarkullimin në raste emergjente”, thuhet në njoftim.

“Ne besojmë se me këto intervenime mund të bëjmë një ndryshim të rëndësishëm në jetën e banorëve tanë më të rinj, dhe të njëjtin koncept do ta aplikojmë edhe në rrugët tjera përreth të gjitha shkollave të kryeqytetit.

Siguria e fëmijëve është prioriteti ynë”, thuhet ndër të tjera në komunë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori