Siguria dhe Shëndeti i Punëtorëve po vazhdon të jetë jo i kënaqshëm në Kosovë. Kjo po vlerësohet se ka dalë në pah edhe në periudhën e pandemisë, ku shumë punëtorë kanë humbur jetën si pasojë e mos sigurimit adekuat të masave kundër COVID-19 nga punëdhënësit dhe institucionet.
Në Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetin në Punë, në tryezën e Fondacionit “Freidrich Ebert Stiftung”, u kritikua edhe mos koordinimi ndër-institucional për zbatimin e Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë.
Organizatorja e kësaj tryeze, Besa Luzha tha se vëmendja e institucioneve duhet të jetë më e madhe në sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
“Pandemia COVID-19 ka ndikuar që punëtorët shëndetësorë, punëtorët në organizata të ndryshme kanë humbur (jetën), pikërisht për shkak nuk janë siguruar masat e duhura anti-COVID-19 ose nuk janë respektuar kufizimet e ndryshme që janë bërë. Përkundër masave, kanë humbur jetën punëtorë shëndetësorë, shumë punëtorë nga policia, mësimdhënës dhe nga institucione tjera. Kështu sot t’i kujtojmë të gjitha ata që sot nuk janë me ne, për shkak që vendet e tyre të punës nuk kanë qenë të sigurta, për shkak që punëdhënësit dhe institucionet nuk e kanë kryer punën mirë detyrën e tyre. Thjesht, kanë ndikuar që këto jetë të mos jenë më. Kemi arritur që Ligji për Siguri të Punë dhe Shëndet në Punë të miratohet në Kuvend, por gjatë procesit të zbatimit është vërejtur për pengesën e mjaftueshme të inspektorëve të punës, mangësi në legjislacion në aspektin praktik. Është parë që nuk ka qenë e mundshme zbatimi i masave apo ndëshkimet ndaj sektorëve, bizneseve apo institucioneve që nuk i kanë respektuar rregullat dhe punëtorët të pësojnë”, tha Luzha.
Përmirësim të gjendjes së punëtorëve nuk po sheh Avni Ajdini nga BSPK.
“Përmirësim nuk ka, derisa me 40 inspektorë tentojmë të inspektojmë mbi 80 mijë biznese. Edhe këta janë në hall të madh, si mund të inspektohen aq shumë biznese me kaq pak inspektorë. Për atë arsye, themi që nuk është puna e kënaqshme me sigurinë dhe shëndetin në punë”, tha Ajdini.
Përkundër numrit të vogël të inspektorëve, Agim Millaku nga Inspektorati i Punës tha se ka mungesë të bashkëpunimit me përfaqësues sindikal për realizimin e inspektimeve.
“Kemi probleme. Ne shkojmë në inspektime, por nevojitet një bashkëpunim dhe përcjellje e përfaqësuesve sindikalë gjatë inspektimit. S’kanë fare këta organizim në subjekte të caktuara. Përfaqësuesi i tyre mungon, punëtori si i vetëm nuk e merr guximin t’i prezantojë shkeljet e dispozitave ligjore të punëdhënësit në kurriz të tyre pasi që e ndjen vetën të rrezikuar në mungesë të organizimit sindikal që dikush të flasë në emër të tij. Ashtu ai mbetet i pambrojtur”, u shpreh ai.
Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë është një pjesë integrale e Strategjisë Globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO, e cila promovon krijimin e një sigurie botërore parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë aktorëve. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Orav: Kosova ka mundësinë të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?