LAJMI I FUNDIT:

Siguri e lartë për futbollistët e Izraelit në Shqipëri, me kombi të mallrave udhëtojnë drejt Tiranës

Siguri e lartë për futbollistët e Izraelit në Shqipëri, me kombi të mallrave udhëtojnë drejt Tiranës

Siguria nuk është asnjëherë e tepërt kur bëhet fjalë për Izraelin, por këtë radhë, autoritetet shqiptare të sigurisë në bashkëpunim me ato izraelite kanë kaluar çdo parashikim.

Sikur të mos mjaftonte bllokimi i plotë i trafikut nga Rinasi e deri ne qendër të Tiranës, apo edhe shpërndarja e forcave policore në të gjithë këtë segment, në gatishmëri maksimale, transporti i lojtarëve dhe stafit izraelit është bërë në mënyrë shumë të veçantë.

Dy autobusët që kishin shkuar për të marrë ekipin në Rinas, kanë udhëtuar të boshatisur drejt kryeqytetit shqiptar, ndërsa nga pas i ndiqte një autokolonë e gjatë makinash mes të cilave ishin edhe disa furgonë të mbyllur mallrash.


Pikërisht në këto furgonë mallrash gjendeshin lojtarët dhe stafi izraelit, të cilët ishin sistemuar në këtë mënyrë si një prej masave të sigurisë që autoritetet kishin ndërmarrë për ta. Sigurisht që e gjitha autokolona mbërriti në destinacion pa asnjë shqetësim, ndërsa të vetmit të shqetësuar ishin qytetarët e Tiranës për shkak të bllokimit të trafikut.

Ndërkaq, informacionet paraprake që servir FSHF-ja flasin për stërvitje që Izraeli do të kryejë gjatë ditës së nesërme në orën 18:00 në “Elbasan Arena”. Por asgjë nuk konfirmohet me siguri të plotë, pasi pala izraelite në bashkëpunim me FIFA-n po mundohet të ruajë fshehtësinë e plotë të lëvizjeve të përfaqësueses.

Në trend Sport

Më shumë
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Milani pritet të zgjedhë trajnerin e ri italian, dalin emrat e shtatë kandidatëve

Serie A
Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Vinicius Jr konsideron një lëvizje dyvjeçare në Arabi Saudite pasi Real Madridi refuzon rritjen e pagës

Ndërkombëtare
Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Liverpooli ka gati zëvendësuesin e Darwin Nunez

Premier League
Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Tripleta 2024/25: Nëntë skuadra në garë që mund të kenë një sezon perfekt

Liga e Kampionëve
Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Te Real Madridi shqetësohen për atë që bëri Mbappe mbrëmë përballë Atleticos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori