Sigal Prishtina pa telashe ndaj BC Beroe
Skuadra nikoqire ishte më e mirë që nga fillimi i përballjes dhe dhjetëminutëshin e parë e mbylli me rezultat 22:19.
Në çerekun e dytë, kryeqytetasit shënuan 18 pikë, kurse kundërshtari i tyre vetëm 10, ashtu që gjysma e parë përfundoi me rezultat 40:29.
Sigal Prishtina ishte e pandalshme në çerekun e tretë, gjatë të cilit regjistroi 29 pikë, ndërsa bullgarët shënuan vetëm nëntë pikë.
Ekipi mysafir nuk kishte fuqi që t’i ndryshonte gjërat në pjesëlojën e fundit përkundër se shënoi më shumë pikë (10:18), ashtu që skuadra nga Kosova fitoi me 23 pikë diferencë.
Pas kësaj fitoreje, Sigal Prishtina është në vend të dytë në Grupin A me dhjetë pikë, një më pak se KK Mornar. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
19/01/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































