Sigal Prishtina mposhtet në udhëtim nga Manchester Basketball

Sigal Prishtina është mundur në udhëtim te Manchester Basketball me rezultat 99:74 (25:18, 16:19, 29:20, 29:17).
Sfida u zhvilluar në kuadër të grupeve të Ligës ENBL.
Pjesa e parë ishte kryesisht e baraspeshuar, duke përfunduar 41:37, por vendasit ishin më të mirë në pjesën e dytë, për të fituar në fund me 25 pikë dallim, 99:74.
Te bardhekaltrit, Deondre Burns kishte 23 pikë, teksa me pikë dyshifrore ndeshjen e përfunduan edhe Arian Azemi me 14 pikë, Adrio Bailey me 13 pikë si dhe Kelby Kramer me 10 pikë.
Tani të dy skuadrat kanë nga tri fitore e dy humbje./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































