LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina fiton derbin e kryeqytetit ndaj Borës

Sigal Prishtina fiton derbin e kryeqytetit ndaj Borës

Sigal Prishtina ka fituar në derbin kryeqytetas ndaj Borës me shifrat 96:82 (23:19, 23:15, 26:25, 24:23), në javën e dytë të ProCredit Superligës.

Pas një fillimi të baraspeshuar, vendasit ishin për një nuancë më të mirë, duke e fituar çerekun e parë 23:19, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, ku u shkëputën dhe shkuan në pushim me shifrat 46:34.

Bora tentoi në pjesën e dytë rikthimin, por nuk ia arriti qëllimit, pasi Prishtina menaxhoi lojën dhe epërsinë, për të triumfuar në fund me rezultat 96:82.


Kjo ishte fitorja e parë për bardhekaltrit në këtë edicion, derisa humbja e dytë për Borën.

Damiree Burns ishte më i mirë te vendasit me 23 pikë e 13 kërcime, duke u ndihmuar nga Muhamedali Janjeva me 21 pikë e gjashtë kërcime dhe Jalen Moore me 15 pikë e 11 asistime, derisa te Bora më të dalluarit ishin Ardarryl Clay Jr me 36 pikë dhe Jalen Graham me 21 pikë e nëntë kërcime./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori