LAJMI I FUNDIT:

Si u kthye i plagosur Lavdrim Muhaxheri në Kosovë në vitin 2013 (SMS Dëshmi)

Si u kthye i plagosur Lavdrim Muhaxheri në Kosovë në vitin 2013 (SMS Dëshmi)

Në maj të vitit 2013, një vit pasi kishte shkelur për herë të parë tokën siriane, xhihadisti Lavdrim Muhaxheri, ishte kthyer me plagë në trup në Kosovë

Ndonëse ishte i plagosur, kthimin e tij disamujor në vendlindje, Muhaxheri përveç se për t’i shëruar plagët, e shfrytëzoi edhe për t’i bindur bashkëvendësit e tjerë që t’i bashkohen luftës së tij në ISIS. Për ta përmbushur misionin e tij, terroristi më i njohur shqiptar ishte ndihmuar nga mësuesi i tij Zekria Qazimi dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt, Ilir Berisha.

Gazeta Express sjell serinë e dytë të mesazheve të shkëmbyera mes këtij grupi, që organizonte dhe rekrutonte kosovarë për t’u bashkuar në ISIS.

“Sheik” e konsideronin imamin e xhamisë “El Kuddus” të Gjilanit, Zekria Qazimin. E vendi ku më së shpeshti takoheshin ishte kafeneja “Titanik” dhe shoqata “Rinia Islame” në Kaçanik. Nga aty, Lavdrim Muhaxheri, i cili ishte kthyer për pak kohë nga Siria bënte plane dhe rekrutonte vullnetarë të ri që më vonë do t’i bashkoheshin luftës në token ‘e premtuar’ të Shamit. E plagët e marra gjatë luftimit në Siri, që i kishte në trupin e tij, nuk e ndalen atë për asnjë moment që të bëjë thirrje që shembullin e tij ta ndjekin edhe të rijnë tjerë mysliman nga Kosova.



Këto punë, nxënësi i dalluar i “Sheikut” Qazimi, vazhdimisht i kryente me bashkëpunëtorin më të ngushtë dhe më të besueshëm të imamit, Ilir Berishën. Por fjalën e fundit për gjithçka e jepte Ridvan Haqifi si udhëheqës i shqiptareve në ISIS.

“Selam alejkum vlla sod ka ligjerat mas akshamit te shoqata jone ne kaqanik, hoxhallar do te jene Zerkrija Qazimi dhe hoxha-hafezi i Shqiperis Xhezahiri nëse mundesh hajde sod vlla edhe rrijm”, ishte njoftimi që Ilir Berisha e shpërndante për t’i grumbulluar të rinjtë në shoqatën “Rinia Islame – Kaçanik” që të dëgjonin ligjëratat e hoxhës Zekria Qazimi.


Berisha, aso kohe ishte zëvendës-Emir i organizatës (Emir ishte Lavdrimi). Pasi aty nuk kishte drejtor, por përdorej “Emir” – term në shtetet islame për të ngjashmit e mbretërve.

Misioni i Muhaxherit, për të cilin e kishte braktisur për disa muaj ISIS’in, u përmbush. Ai përveç se u shërua plotësisht, pak kohë pasi u rikthye në territorin e luftës në Lindjen e Mesme, në tetor të 2013’ës, priti edhe pesë persona të tjerë, të cilët do t’iu bashkoheshin grupeve terroriste. Disa prej tyre përfunduan të vrarë atje.

”Selam alejkum o berish a je majr ej un mrina shum mir eselam vllaznive e nimi allahu ju rujt”, i shkruan Lavdrim Muhaxheri, Ilir Berishës, me të mbërritur në Siri (07/07/2013).

Muhaxheri dyshohet se rrugën e kthimit në ISIS e bëri përmes Shqipërisë, ndryshe prej atyre që shkonin për herë të parë e që niseshin përmes Maqedonisë në Stamboll e nga aty përfundonin në Siri.


Grupit që mori rrugën për në Siri i printe vetë Ilir Berisha, njeri më i besueshëm i Lavdrim Muhaxherit dhe Zeqirja Qazimit . E pjesë e këtij udhëtimi ishte edhe dhëndëri i imamit Zekria Qazimi, Ardian Nushi nga Peja, që po ashtu përfundoi i vrarë në Siri.

“Vlla jan 5 veta, nr e ebu Ridvanit e kam a je tu than per qeta, kallxom kur me thir turkin, prej cilit vend me thir a te vij smst ne ipko a?”, i shkruan Ilir Berisha, me 04.10.2013, Lavdrim Muhaxherit për tu siguruar se informatën për nisjen e tij me katër personat tjerë e ka marrë edhe lideri i shqiptarëve në ISIS, Ridvan Haqifi.


“Alejkum selam vlla, nesr nisen vllaznis prej ktu ne Ora 11 e 45, biletat I kan deri ne Hatay me ardh me ballan, kallxom ku i pret ai a i prit ngat aeroportit a ku lajmrom ne net ose me SMS”, i shkruan sërish Ilir Berisha nga Kosova, Lavdrim Muhaxherit në Siri, më 4 tetor 2013, pak para nisjes drejt ‘tokës së Shamit’.

Por ai, nuk tregonte se edhe vetë ishte pjesë e këtij grupi që kishte marrë rrugë për te Muhaxheri.


“O vlla jena tu hyp ballan Allahi te rujt du shum”, Ilir Berisha e lajmëron të nesërmen Jetmir Kyqykun.

Që të dy, aktualisht janë duke u përballur me drejtësinë në vend për dyshimet se kanë marrë pjesë, nxitur dhe rekrutuar terroristë nga Kosova drejtë Sirisë. Në të njëjtin grup po gjykohet edhe imami Zekria Qazimi, si koka e tyre, për organizim, rekrutim, financim dhe propagandë për të rinjtë, të cilët nga Kosova iu janë bashkangjitur organizatës terroriste ISIS.

“O vllaa elhamdulila qe keni hypp inshAllah edhe keni mrri mir…”, ia kthen Jetmir Kyqyku.
Por, udhëtimi i Ilir Berishës për në ISIS ishte ndërprerë në Turqi nga autoritetet e atjeshme në aeroportin e Stambollit. Katër të tjerët vazhduan rrugëtimin.

“O vllaa jetmiri jam ato mrrin 21:55 aty ne hatai e le te del dikush mi prit. Kthe sms ose thirremm selam alejkum” është mesazhi tjetër njoftues që e pranon Lavrim Muhaxheri nga Jetmir Kyqyku (05/10.2013). Ky i fundit kishte rol të veçantë për ta mbajtur të informuar terroristin shqiptar rreth udhëtimit të Ilir Berishës dhe personave tjerë që kishin destinacion Sirinë.

Kosovarët që niseshin për ISIS, priteshin nga një shtetas turk në qytetin Hatay, i cili ndodhet në kufi të Turqisë me Sirinë. Edhe Shtetasi turk ishte njëri i besueshëm e Lavdrim Muhaxherit dhe Ridvan Haqifit.


Prej Hatay, bashkë me turkun, kosovarët kalonin ilegalisht kufirin dhe bashkoheshin me luftëtarët e tjerë shqiptarë në Siri, që pastaj sistemoheshin dhe udhëheqshin nga Ridvan Haqifi dhe Lavdrim Muhaxheri.

Lavdrim Muhaxhiri dhe terroristet tjerë të këtij grupi që kishin përfunduar në Siri, edhe atje i përdornin shumicën e kohës numrat e Kosovës. E kur mbesnin pa mbushje, ishin imami Zekria Qazimi dhe Ilir Berisha nga Kosova ata që u dërgonin kredi.


Pa u mbush një muaj kur ky grup i’u bashkua ISIS’it, të njëjtën rrugë e mori edhe kosovari tjetër, Fitim Dema. Por, nëse Dema me të vërtetë donte ta merrte këtë rrugë, dyshime kishte pasur Ilir Berisha, edhe pse vetë ishte përkujdesur që t’ia siguronte atij pasaportën dhe vizën.


Megjithatë, rekrutimi nuk kishte përfunduar me Fitim Demën. Pas tij, të njëjtën rrugë, në fillim të nëntorit 2013, e ndjekën Kujtim Bllaca nga Ribari i Madh (Lipjan) i njohur si Ubejdi, Blerim Syla nga Gjilani dhe Leonis Frangu nga Vitia. Sërish Ilir Berisha ishte ai që u përkujdes që gjithçka të shkonte mbarë, duke ua paguar edhe biletat e tyre.

“Ora 11 e 45 bahet nisja dy ore perpara aty mu kan” e lajmëron Berisha për nisje Kujtim Bllacën.

S.a ubejdi jam jena ne aeroplan te hatajit qysh e ka emrin aj vllau qe na pret edhe a ka dal”, e pyetet Kujtim Bllaca me SMS Ilir Berishën (03/11/2013).

Zekirja Qazimi, Ilir Berisha, Kujtim Bllaca, Blerim Syla, Fitim Dema, Jetmir Kyqyku dhe 29 persona tjerë, në vitin 2014 u arrestuan derisa më 7 maj 2015 Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj tyre për organizim dhe pjesëmarrje, nxitje dhe rekrutim në terrorizëm. Në aktakuzën ndaj tyre përmendet se ata luftuan bashkë me Lavdrim Muhaxherin në Siri.

Me drejtësinë Kosovare po përballët edhe imami Zekria Qazimi, si njeriu kryesor i këtij grupi rekrutues. Imami i qytetit të Gjilanit llogaritet se ka dërguar dhjetëra të rinj në “tokën e Shamit”. Dëshmi për këto kishte sjellë, javë më parë, edhe Gazeta Express duke publikuar mesazhet telefonike, të cilat ai i shkëmbeu me bashkëpunëtorët e tij në “krim” dhe njerëzit që ishin të interesuar për të luftuar në Siri.

Ndërsa, fati dhe vendndodhja e Lavdrim Muhaxhirit tash e sa kohë mbetet i paqartë. Mediat ndërkombëtarë, disa herë, e shpallen të vrarë në vijën e frontit të ISIS’it, derisa në vend, Policia e Kosovës, në dhjetor, kishte kryer një operacion të madh kërkimi të tij në Kaçanik e përreth, pasi shërbimet inteligjente në vend kishin dyshime se terroristi kosovar kishte hyrë brenda territorit të Kosovës. /GazetaExpress/.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët

Sociale
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Kalo në kategori