Bëni këtë truk dhe do të keni qershi të ëmbla gjatë gjithë vitit

Gjithnjë e më shumë njerëzit preferojnë t’i ruajnë pemët dhe perimet të freskëta në frigorifer me ngrirje të thellë apo pas përpunimit minimal termik, transmeton Telegrafi.


Shkaku i kësaj është fakti që me ngrirje në masë të madhe ruhet cilësia e shijes dhe cilësitë e dobishme të pemëve dhe perimeve dhe mundësohet konsumimi i produkteve të sezonit gjatë gjithë vitit.

Lajmi i mirë është për adhuruesit e qershive që edhe ato mund të ruhen në frigorifer me ngrirje të thellë. Për ngrirje përdoren qershi të plota të shëndetshme dhe vishnje.

c983ecb0088ae0cb3ee396f753a6ceab6c4d4a56 4ca9795ee2f0111804b11f4895b125a99950e372 articlemain

Pemët me kujdes lahen, kullohen dhe u hiqen bishtat, sipas dëshirës edhe bërthamat. Pastaj frutat qiten në shurup të ftohtët me 45% sheqer dhe vrullshëm ngrirën.

Në këtë mënyrë qershitë e përgatitura mund të ruhen në frigorifer 8 deri në 12 muaj.

Shkrihen në temperaturë dhome dhe mund të përdoren në përgatitjen e ëmbëlsirave nga qershitë, si edhe në përgatitjen e 'smoothie' të ndryshëm, shurupe, ëmbëlsira, akullore dhe ëmbëlsira të tjera të ndryshme. /Telegrafi/