Xhelozia është një pjesë integrale e rritjes së çdo fëmije dhe kjo ndjenjë i jep mundësi fëmijës të kuptojë më mirë nevojat e tij.
Psikologia Deborah Serani shpjegoi për Psychology Today se si prindërit mund t’i ndihmojnë fëmijët të përballen me xhelozinë. Ajo pohon se xhelozia mund të ndahet në varësi të faktit nëse fëmijët janë xhelozë për bashkëmoshatarët, vëllezërit e motrat apo suksesin e njerëzve të tjerë.
Serani beson se është e rëndësishme që prindërit të mësojnë se si mund t’i ndihmojnë fëmijët të përballojnë këtë ndjenjë dhe ta kapërcejnë atë dhe të përparojnë drejt më të mirës.
“Ndihmoni fëmijën tuaj të njohë dhe të emërtojë ndjenjat e xhelozisë dhe sigurojini se këto ndjenja janë të pranueshme. Shpjegoni se xhelozia është një sinjal që i ndihmon ata të kuptojnë se çfarë kanë frikë të humbasin ose çfarë do të donin të kishin”, tha Serani.
Ajo shpjegon se është e rëndësishme të shmanget minimizimi, shpërfillja ose injorimi i shprehjeve të xhelozisë, sepse modelet negative krijojnë shmangie, ankth, depresion dhe vetëbesim të ulët tek fëmijët.
“Ndihmoni fëmijën tuaj të njohë talentet, interesat, stilin dhe arritjet. Shpjegojini atij se thelbi i tij i veçantë është unik dhe i vlefshëm, edhe nëse të tjerët nuk e njohin atë për momentin”, tha psikologia.
Megjithëse prindërit shpesh nuk kanë qëllime të këqija kur i krahasojnë fëmijët e tyre me të tjerët, kjo mund të përfundojë me ndjenja xhelozie.
“Kujdes nga deklaratat e qëllimshme dhe të paqëllimta që nxjerrin në pah krahasimet mes të tjerëve. Nëse thua diçka që sugjeron se fëmija yt ose të tjerët nuk janë mjaftueshëm të mirë, kjo krijon një ndjenjë negative inferioriteti”, deklaroi psikologia.
Mbështetja e tepërt në krahasimet sociale inkurajon vetëbesim të ulët dhe mund të përkeqësojë xhelozinë e një fëmije. Shfaqja e ndjenjave të xhelozisë mund të reduktohet nëse prindërit punojnë me fëmijët e tyre për të praktikuar mirënjohjen për atë që kanë.
“Ndihmojini fëmijët të shprehin mirënjohjen për atë që janë dhe atë që kanë. Mirënjohja e përcaktuar si reflektim dhe vlerësim i asaj që dikush ka në jetë e redukton shumë xhelozinë”, theksoi Serani.
Të mësosh se si të menaxhosh dhe kapërcesh xhelozinë nuk është një proces i shpejtë.
“Do të duhet kohë që fëmija juaj të njohë, përshtatet dhe të gjejë mënyra prosociale për të kapërcyer xhelozinë. Kushtojini vëmendje ndryshimeve në sjelljen e fëmijës suaj dhe mbështesni atë në çdo hap”, përfundoi Serani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Përse bebet lëvizin derisa janë bark

Tetë mënyra të grimit që do të iu bëjnë të dukeni si mbretëreshë

Pse kam dhimbje pas intimitetit?!

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit