Si t’i “mashtroni” fëmijët që të hanë ushqime të shëndetshme?

Gazeta prestigjioze The Guardian raporton se adoleshentët mund të jenë duke i krijuar shprehitë e shëndetshme të ushqimit vetëm për t’i zemëruar të tjerët dhe të bëhen rebelë “cool” të cilëve nuk ua ndien për biskotat e mbuluara me çokollatë.
Sipas një studimi të publikuar në National Academy of Sciences, të rinjtë janë më të gatshëm të krijojnë shprehi të shëndetshme të ushqimit nëse mendojnë se kjo është një formë e rebelimit kundër shoqërisë, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit kanë kryer dy studime me 536 fëmijë të moshave 13 dhe 15 vjet.
Fëmijët në mënyrë të rastësishme kishin pranuar informata rreth përfitimeve shëndetësore që i sjell konsumimi i ushqimit të shëndetshëm në periudhë afatgjate, ose kishin mësuar se si ushqimi i dobët është vetëm për t’i mashtruar të rinjtë të bëhen të varur.
Një grup i tretë i të rinjve kishin marrë informata që s’kishin të bëjnë asgjë me ushqimin e shëndetshëm, ose nuk kishin pranuar fare informata.
Pas kësaj, atyre iu ishte kërkuar të shkruajnë ese rreth hapave që do t’i ndërmerrnin pas marrjes së këtyre informacioneve. Ditën tjetër, të gjithë të rinjve iu ishte ofruar mundësia të zgjedhin se çfarë ushqimi po dëshirojnë nga një listë të mbushur me opsione të ndryshme.
Nga tinejxherët që kishin lexuar rreth gjërave të tmerrshme që ndodhin në industrinë e ushqimeve të dëmshme, vetëm 43 për qind e tyre kishin zgjedhur ushqime të tilla si biskota apo gjëra të tilla, krahas 53%-ve të atyre që kishin marrë informacione rreth përfitimeve shëndetësore në të ardhmen apo krahas grupit të tretë që nuk kishin marrë informacione fare.
Tinejxherët që kishin marrë informacioneve rreth dëmeve që i sjell ushqimi i dobët dhe marketingu i vet, kishin qenë më të prirë të pajtohen me deklarata si: “kur ha ushqim të shëndetshëm, une ndihmoj ta bëjë botën një vend më të mirë.”
Dy ditë më vonë, këta tinejxherë kishin qenë më të prirë edhe të zemërohen kur kishin paur reklama të pijeve freskuese. Interesante, apo jo?
Pra, çfarë mund të mësojmë rreth kësaj është se nëse dëshironi që të rinjtë të hanë më shëndetshëm, dhurimi i informacioneve rreth përfitimeve që i sjell, nuk bën asgjë.
Metoda më e mirë është që t’ju tregohet se konsumimi i ushqimit të shëndetshëm është mënyrë e mirë për të luftuar fuqitë e mëdha të komercializmit dhe industrinë e ushqimeve të dëmshme.
Kjo mund të shpjegojë se përse shumë adoleshentë i qëndrojnë dietave vegjetariane dhe krejtësisht natyrale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit