LAJMI I FUNDIT:

Si t’i eliminojmë njollat e gjakut?

Si t’i eliminojmë njollat e gjakut?

Njollat e gjakut janë shumë të pakëndshme, mirëpo nuk janë të paeliminueshme.

Sapo ta vëreni njollën e gjakut, e para që duhet ta bëni është që ta njomni pak me sodë uji dhe pastaj para larjes së rrobave trajtojeni me tretje të trashë amidoni dhe ujë, transmeton Telegrafi.

Mundësia e dytë është që njollën menjëherë ta njomni me ujë të ftohtë shumë të kripur (jo me ujë të ngrohtë, sepse uji i ngrohtë vetëm sa e fikson më shumë njollën), lajeni mirë rrobën dhe pastaj gjurmët e tjera të gjakut fërkoni me tretjen e ujit dhe të kripës.


Njollat e thara nga gjaku nganjëherë mund t’i eliminoni në atë mënyrë që t’i fërkoni lehtë me sfungjer, të cilin më parë e keni njomur me shkumën e pastës së dhëmbëve.

Ato njolla të mëdha lërini që të njomen në tretjen e dy lugëve amoniak, dy filxhanë ujë dhe disa pika hidrogjen peroksidi, pastaj lajeni rrobën me detergjent biologjik.

Nëse këto veprime nuk tregojnë sukses, ju preferojmë që rrobën e bërë me njolla gjaku ta çoni në pastrim kimik. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

Trendi i vendosjes së letrës së tualetit në frigorifer, çfarë fshihet prapa këtij truku viral?

A e dini se...
Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Si t’i njohim meshkujt nga gishtat e këmbëve?

Lifestyle
Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Këneta e kuqe: Njerëzit nga e gjithë bota shkojnë në këtë qytet vetëm për t’u mrekulluar me këtë pamje unike!

Çfarë të vizitosh
Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

A e dini se...
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...

"Vajza më e bukur në botë" nga Nigeria, befason botën me bukurinë e saj natyrale

Kalo në kategori