Kendall Jenner është një nga emrat më të lakuar kur flasim për trende në botën e modës

Këtë herë modelja na ka dhënë një ide se si të vishemi për në palestër: thjesht dhe bukur.


Ylli i "The Kardashians" u fotografua në Beverly Hills me miqtë e saj duke marrë pjesë në një klasë për 'Yoga'.

Ajo kishte veshur streçe të zeza, një bluzë të zezë dhe një pallto lëkure ngjyrë kafe. Një element i veçantë i veshjes së saj ishin edhe pantoflat ngjyrë kafe kombinuar me çorape të bardha.

kendall jenner out in beverly hills 12 01 2022 4

Modelja po ashtu kishte vendosur syze dielli të errëta së bashku me një kapele të zezë. Dhe detaji i fundit: një çantë e zezë.

Ditët e fundit, mediat ndërkombëtare kanë raportuar se ajo i ka dhënë fund lidhjen me Devin Booker, ylli i NBA-së që luan me Phoenix Suns. Shkak thuhet se janë bërë angazhimet e tyre. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga dyshja.

kendall jenner out in beverly hills 12 01 2022 5