Me siguri të gjitha femrat dëshirojnë të shpëtojnë nga celuliti më thjesht dhe më shpejt, por fatkeqësisht nuk ka një ilaç magjik për ta zgjidhur këtë problem.
Procesi i zhdukjes së tij kërkon një kohë relativisht të gjatë dhe, në radhë të parë, kujdes në mënyrën e të ushqyerit, ushtrime fizike dhe trajtime trupore!
Për një dietë të shëndetshme, rekomandohen:
Ujë, ujë, ujë!
Çdo dietë përfshin të paktën dy litra ujë në ditë, që do të thotë se hidratimi ka një rol të rëndësishëm dhe duhet marrë shumë seriozisht. Nëse ndjeni se është e tepërt për ju, provoni ‘ta edukoni’ veten.
Mbani gjatë gjithë kohës një gotë mbi tryezën e punës apo mbi komodinë. Për më tepër, provoni të hani shalqi, mollë dhe kastravec, sepse përmbajnë shumë ujë. Gjithashtu, është provuar se femrat që konsumojnë shumë fruta dhe perime të pasura me ujë janë dobësuar më shpejt sesa ato që kanë pirë thjesht lëngje, transmeton Telegrafi.
Ushqimet e pasura me lecitinë, aminoacide dhe antioksidues e bëjnë lëkurën më elastike dhe ndihmojnë në eliminimin e celulitit, duke i rikthyer lëkurës bukurinë.
Ushqime të pasura me lecitinë janë: veza, lulelakra, gjalpi i kikirikëve, soja dhe spinaqi.
Yndyrë bimore: vaj ulliri, arra, peshku
Antioksidues dhe aminoacide: agrumet
Fruta dhe perime me vitaminë C
Vitamina C lidhet me sintezën e kolagjenit, një proteinë që siguron elasticitetin e lëkurës dhe bën që celuliti të jetë më pak i dukshëm. Për më tepër, studiuesit amerikanë kanë zbuluar se kjo vitaminë bën yndyrat të digjen 30% më shpejt gjatë ushtrimeve fizike.
Ushqime të pasura me vitaminën C janë: specat djegës të kuq apo të gjelbër, majdanozi, perimet e gjelbra me gjethe (spinaq, lakër, brokoli, lulelakër etj), trumza, hudhra, patatja, karota, shpargu, frutat si kivi, papaja, agrumet, dredhëzat, fruta pylli, ananasi deh rrushi.
Çfarë duhet shmangur?
Kafeina (e përdorur vetëm në kremrat anticelulit, por jo nëse e konsumojmë vazhdimisht). Gjithashtu duhet të evitojmë alkoolin, sepse dehidraton trupin dhe kripën, pasi mban ujin në trup.
Sigurisht, janë të ndaluara ushqimet e skuqura, mishi i konservuar, djathërat plot yndyrë, ëmbëlsirat, makaronat dhe buka e bardhë.
Shembull diete:
Mëngjesi: një filxhan çaj i gjelbër + një kos me drithëra integrale +gjysmë qitroje
Dreka: 250 gr. kërpudha + një copë mishi viçi pa dhjamë
Vakte të ndërmjetme: një bistak rrushi + 10 bajame
Darka: një racion brokoli, lulelakër dhe karota në furrë + sallatë me portokall dhe kanellë
Ose
Mëngjesi: një filxhan çaj jeshil + një kos pa yndyrë me drithëra dhe fruta të thata + një portokall
Dreka: një racion peshk i bardhë me perime furre + një copë ananas i freskët.
Vakte të ndërmjetme: një banane+ 3 biskota të kripura, me përbërje nga drithërat integrale
Darka: omëletë nga dy të bardha vezësh me sallatë domate + një karotë
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjithçka që duhet të dini për shtatzëninë
Pesë gjëra që femrat duhet t’i bëjnë pa frikë në shtrat!
Ndërthurje e stilit dhe tendencave: Këto dama me veshjet e tyre të veçanta lanë nam në Paris
Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?
Meghan Markle pa grim dhe me një triko të zezë jo aq të zakontë
Këto funde do t'i shihni kudo këtë sezon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe