LAJMI I FUNDIT:

Si të njohim njё person tё shenjёs sё Akrepit

Si të njohim njё person tё shenjёs sё Akrepit

Edhe ata njerëz që nuk janë të fiksuar me horoskopin, me siguri që janë kuriozë dhe kanë lexuar për karakteristikat e shenjave.

Linda Goodman, astrologia më e shitur sipas New York Times, ka bërë një përshkrim të detajuar të karakteristikave të çdo shenje të zodiakut.

Enciklopedia e përshkruan Akrepin si një insekt qё lёviz vetёm natёn, që sulmon dhe paralizon prenё e tij me një helm të injektuar nga bishti i gjatë, i lakuar, i përdorur si pёr t’u mbrojtur, ashtu edhe pёr tё sulmuar. Pickimi i tij ndonjёherё mund tё jetё fatal.


Njerëzit shpesh reagojnё dukshёm, kur dikush thotë se ai ose ajo ka lindur në nëntor, duke mërmëritur: “Oh, ju jeni një Akrep?”- me njё frikë të sinqertë ose me njё frikё tё përzierë me nderim. Ndonjëherë nënqeshin dhe padyshim i referohen pasionit legjendar tё Akrepave. Personave të shenjёs sё Akrepit, duhet t’i ketё ardhur nё majё tё hundёs nga kёto reagime ndaj shenjёs sё tyre, por kush mund t’i fajёsojё njerëzit? Akrepat, ata janë të pamëshirshëm dhe të rrezikshёm, apo jo? Gabim! Sepse kjo varet. Do të ishte më mirë të mësoni si ta njihni kёtё shenjё.

Sё pari, shikoni sytë e njё personi tё shenjёs sё Akrepit. Ata mund të jenë të gjelbër, të kaltër, kafe apo tё zinj, por kёta sy kanё njё intesitet hipnotizues. Shumica e njerëzve ndihen të shqetësuar dhe kёputen fizikisht nën vështrimin e qëndrueshёm tё Akrepit. Ju duhet ta shkёpusni shikimin, qё tё prishni “hipnozёn” dhe tё shikoni diku tjetёr. Ai do t’ju ngulё sytё nё çdo kohё. Sytë e Akrepit depёrtojnё thellё tek ty, duke hyrё nё shpirtin tёnd nё mёnyrё tё pamёshirshme.

Sё dyti, dëgjojeni të flasë. Toni mund të jetë si prej kadifeje të butë, i lёmuar, fjalimi i ngadalshëm dhe i matur, por ajo që ai thotë nuk ka ndrojtje brenda. Akrepi ka njё ego totale. Ai e di çfarё ёshtё dhe çfarё nuk ёshtё dhe askush dhe asnjё gjё nuk mund ta ndryshojё kёtё. Fyerjet janё tё papёrfillshme pёr tё dhe komplimentat nuk i bёjnё asnjё pёrshtypje. Ai ka nevojë për dikё qё t’i tregojё veset dhe virtytet e tij.

Tiparet fizike

Shumica e njerëzve tё udhёhequr nga Plutoni kanë fizik të fuqishёm. Tiparet e tyre janë dukshëm të mprehta dhe të tërhequra në mënyrë të qartë dhe hunda është mjaft e dallueshme, ndonjёherё nё formёn e sqepit. Zakonisht, ngjyra e fytyrёs është mjaft e zbehtë, pothuajse e tejdukshme dhe vetullat janё tё plota dhe zbresin deri te ura e hundës.

Ka njё vitalitet elektrizues nё praninё e Akrepit qё duket qё sё largu. Sado i qetё qё mundohet tё jetё ai, njё forcё e tillё gjallёruese nuk mund tё fshihet tёrёsisht. Shumica e Akrepave kanё flokё dhe sy tё errёt. Qetёsia sipёrfaqёsore e karakterit tё njerёzve qё udhёhiqen nga planet i Plutonit ёshtё krijuar mё kujdes, qё tё fshehё natyrёn e brendshme qё i vlon.

Karakteristika të tjera

Nuk ka rёndёsi sa i trazuar emocionalisht mund tё jetё; ju rrallё do tё shihni njё Akrep ta reflektojё kёtё nё fytyrёn e tij tё ngrirё. Këta njerëz me krenari dhe me vetëdije praktikojnë një shprehje boshe nё fytyrё. Ata i urdhërojnё tiparet e tyre të mbeten të palёvizshme dhe ato binden. Tё rralla do tё jenё rastet kur mund tё shihni njё Akrep tё skuqur nga turpi apo tё vrenjtur nga mёrzitja. Buzëqeshjet janë të rralla, por tё vërteta. Trupi ndjek tё njёjtat urdhra si fytyra. Nuk ndodh shpesh qё tё bёj lёvizje tё pakontrolluara apo sjellje nervoze.

Personi i shenjёs sё Akrepit, kurrë nuk do të dridhet nga sikleti ose tё fryhet nga krenaria, shkruan Anabel. Reagimi është gjithmonë në minimum, sepse arti i Akrepit është të hetojё natyrën dhe motivet tuaja, duke mbetur vetë i padepërtueshëm.

Është e rëndësishme të keni parasysh se është një lloj i veçantë i Akrepit, i cili lëviz dhe flet mjaft shpejt dhe duket sikur ka një natyrё të hapur dhe miqësore. Shikoni thellë në sytë e tij dhe mendoni disa nga veprimet e fundit qё ka bёrё. Ai thjesht po luan duke bёrё kёtё bisedё tё gёzueshme. Brenda, ai është po aq i ashpër dhe i vendosur, siç janё zakonisht njerёzit e udhёhequr nga Plutoni. Jini vigjilentё me tё gjithё Akrepat. Nuk po them se ata janё tё kёqinj. Vetёm qё ata nuk janё naivё ose tё butё si natyrё.

Akrepi nuk harron kurrë një dhuratë ose një mirësi dhe e shpërblen atё nё mёnyrё bujare. Nga ana tjetër, ai gjithashtu kujton gjatё një dëmtim ose një padrejtësi, por ka mënyra të ndryshme për tё reaguar. Akrepi tipik do të rrijё zgjuar netёve derisa tё gjejё mёnyrёn si tё marrё hak. Ai mund të imitojë njё akrep nate, i cili do të pickojё tё tjerët, madje edhe veten e vet me thumbin vdekjeprurёs vetёm për kënaqësinё e pastër tё pickimit ose ai mund të imitojë rrugën e lavdishme tё shqiponjës sё tij simbolike, e cili ngrihet mbi kufizimeve tokësore dhe përdor forcën dhe mençurinё e saj me drejtësi. Kёta Akrepё kёnaqen vetёm kur i bёjnё “armiqtё” tё ndjejnё tё njёjtёn gjё qё ndjenë edhe ata.

Akrepat rrallё sёmuren, por kur kjo ndodh, zakonisht ёshtё diçka serioze. Ata nuk mund tё qёndrojnё pёr njё kohё tё gjatё vetёm dhe natyrisht, ata dinë më shumë se mjeku dhe të gjitha infermieret. Fushat kryesore qё sulmohen nga mikrobet dhe aksidentet janë organet riprodhuese, hunda, fyti, zemra, shtylla kurrizore, kurrizi, sistemi i qarkullimit të gjakut, këmbët dhe kyçet. Varicet dhe aksidentet nё sport janë të zakonshme. Duhet të shmangin zjarrin, eksplozivët, tymin helmues dhe rrezatimin radioaktiv. Megjithatë, ju do të gjeni shumë prej tyre qё kërkojnë profesione qё mbartin rreziqe tё kёtyre llojeve.

Mashkulli Akrep

Nëse keni rёnё nё dashuri me njё burrë tё shenjёs sё Akrepit dhe fjala “pasion” ju frikёson, atёherё vishni atletet dhe vraponi me shpejtёsi. Nuk jemi duke folur vetёm për pasionin romantik, edhe pse kjo mund të jetë në krye të listës. Gjithashtu po i referohem pasionit intensiv pёr politikёn, punёn, miqësinё, fenё, ushqimin, të afërmit, fëmijët, veshjen, jetёn, vdekjen dhe të gjitha kategoritë e tjera që ju nuk ju shkojnё ndёr mend. Njё burrë Akrep nuk ёshtё pikёrisht ajo çfarё mendja juaj ka nevojё, nёse jeni tip qё ju mbysin emocionet e tepёrta. Prandaj mos e kthe kokёn mbrapa, por vetёm vrapo!

Nёse tashmё e keni takuar kёtё pёrson tё udhёhequr nga Planeti Pluton, do jeni duke menduar qё unё nuk di se çfarё po flas. Ai ёshtё kaq i qetё dhe i qёndrueshёm. Si mundet dikush me tё tillё vetё-kontroll, tё jetё kaq pasionant, aq mё tepёr kaq i rrezikshёm?

Brenda Akrepit, pasionet e tij janë aq të nxehta. Ai është duke shpёrthyer brenda vetes sё tij, ndёrkohё qё ka marrё pamjen e kontrolluar dhe mashtruese tё qetё. Vetёm se pas pamjes sё ftohtё nё dukje, ndodhet njё tenxhere e madhe me ujё tё vluar qё ёshtё duke zier vazhdimisht. Nёse je me fat, ai do ta mbajё kapakun e tenxheres tё mbyllur fort gjatё gjithё jetёs, por njё lёndim i thellё mund ta hedhё nё erё kёtё enё me njё shpёrthim brilant.

Ka disa Akrepa, të cilët mund të jetojnë njё jetё spartane, në një dhomë të zhveshur, duke i mohuar vetes çdo lehtёsi, për disa arsye të errëta, por natyra e vërtetë e shenjës është sensuale. Normalisht, Akrepi do ta rrethojë veten me luks. Ai do të priret drejt teprimeve në ushqim, substancave narkotike, pijeve alkoolike dhe marrёdhёnieve dashurore. Mё sё shumti do jёtё i dhёnё pas çёshtjeve tё dashurisё. Romanca kurrë nuk do ta frikёsojë atë, ta lёndojё apo ta kapё nё befasi.

Këta njerëz kanë një temperament shpërthyes që mund tju shkaktojё njё plagё tё pёrhershme. Kur Akrepi godet me bishtin e tij vdekjeprurёs, pickimi i tij djeg shumё. Akrepi jo vetёm gёzohet pasi ka fituar, por ai do tё fitojё me çdo kusht. Diçka brenda tij vdes, kur ai humbet.

Tё shohёsh njё burrë Akrep tё veprojё nё ditё tё vёshtira, ёshtё njё eksperiencё mё vete. Ndërsa njerёzit e tjerë janë tё shkatёrruar, duke mërmëritur dhe ankuar gjatё gjithё kohёs, Akrepat janё gjithё kurajo dhe dinjitet. Ai rrallë zhytet në keqardhje apo zili pёr tё tjerёt dhe nuk mendon kurrё se jeta i ka borxh, qoftё edhe njё qindarkё tё vetme. Imagjino se sa kohё kursen me kёtё mёnyrё tё menduari. Në vend të zemërohet dhe tё lёndohet, kur problemet e godasin, ai qёndron mbi ta. A po i mposht ata? Sigurisht qё po! Kjo ёshtё ajo, që ai ёshtё i lindur për të bërë.

Akrepi e pëlqen misterin dhe ai do ta analizojё nё detaje, çdo gjё qё i del pёrpara nё rrugёn e tij. Duke qenё se misteri femёror ёshtё arma mё e fortё e njё femre, tё zhveshurit nga ky mister do t’ju bёjё tё ndiheni tё ekspozuara para njё Akrepi analizues. Zor se do t’ju mbetet ndonjё sekret , kur ai tё fillojё t’ju zhbirojё me sytё hipnotizues dhe pyetjet depёrtuese.

Ai ka standarde të larta dhe nuk i zgjedh miqtë e tij rastёsisht. Ata do tё vlerёsohen nё detaje nga Akrepi. Nëse ka ndonjë gjë më shumë për të kërkuar te njё Akrep mashkull, unë nuk e di se çfarë mund të jetë. Nënshtrimi dhe falja? Pёrkujdesi dhe shprehja e ndjenjave? Ju e dinit qё nё fillim qё ai nuk i kishte kёto cilёsi.

Kur është fjala për xhelozinё, bёni mirё tё jeni shumё, po shumё e kujdesshme. Lotёt, qaravitjet dhe ankesat tuaja nuk do t’i bёjnё aspak pёrshtypje mashkullit Akrep. Pavarёsisht sesi ai sillet, thjesht mendoni “ Ai mё do dhe nuk do tё heqё dorё nga dashuria e vёrtetё pёr njё moment shthurje apo dobёsi fizike. Ai ёshtё besnik nё martesёn tonё dhe vetёm sa po ushtron artin e tij tё hipnozёs me kёto vajza”. Thuaje kёtё njё herё para çdo vakti, kur çoheni nga gjumi dhe kur bini pёr tё fjetur.

Femrat e tjera do ta vlerёsojnё atё si jashtёzakonisht tё parezistueshёm dhe tёrheqёs, por mbani mend se në qoftë se është dikush mjaft i fortë për t’i rezistuar lajkave dhe tundimeve të tilla të vazhdueshme, ky është Akrepi. A nuk ju bёn kjo tё ndiheni mё mirё? Duhet t’ju bёjё, sepse ёshtё e vёrtetё!

Ai ndoshta do të jetë një baba i ashpër. Fëmijët tuaj nuk do të rriten me njё sjellje dembele ose joserioze. Babai Akrep do ti mësojë ata që të respektojnë pronën, por ai gjithashtu do ti mësojë të respektojnë edhe veten e tyre. Fёmijёt nuk do tё kenё mundёsi tё mёsojnё vlera fallco nga njё baba Akrep. Edhe pse ai do t’i dojё ata me tё njёjtin pasion tё sinqertë pёr çdo gjё qё i intereson, ai nuk do të pranojё asnjё marrёzi nga fёmijёt e tij. Ai do t’i mbrojë ata, kur tё kenё nevojë për të, por kёta fёmijё shumё shpejt do ta marrin mesazhin se duhet tё mёsojnё tё jenё tё pavarur dhe tё qёndrojnё vetёm. Nëse ata marrin para borxh prej tij, ai do detyrohet tё vendosё edhe interes mbi kёtё shumё, por kёtё e bёn vetёm për të mirën e tyre. Fёmijёt nuk mund ta kuptojnë kёtё veprim, ndoshta deri nё ditёn qё babai i tyre nuk do jetё mё, por mёsimin e kanё marrё dhe do ta kuptojnё njё ditё.

Shumë fёmijё tё baballarёve Akrep, nuk e durojnё dot autoritetin e madh dhe disiplinën e shtrënguar gjatë gjithë fëmijërisë, veçanërisht gjatë viteve rebelë tё adoleshencёs, por kur rriten, ata e kuptojnë se sa me fat ishin që patёn udhëzimet e tij të forta.

Femra Akrep

Gruaja Akrep ka një bukuri të thellë dhe misterioze. Ajo është tёrheqёse, krenare dhe me besim tё madh nё vete. Por ajo ka një keqardhje të fshehtë. Do tё donte tё kishte lindur burrë.
Nuk ka grua Akrep nё kёtё planet qё nuk mendon se ёshtё shumё femёrore, prandaj do jeni duke pyetur veten se çfarё jam duke thёnё. Kjo vajzë me siguri ka magji të mjaftueshme dhe është jashtëzakonisht joshëse. Vetëm se, nё të pandërgjegjshmen e saj, ajo do të preferonte të ishte i gjinisë tjetër. Më pak kufizime-më shumë mundёsi. Ky është një sekret që ajo ia fsheh edhe vetes.

Gratë Akrep pёrçmojnё gratё qё marrin pёrsipёr tё bёjnё vetёm rolin e tё dashurёs, tё gruas apo nёnёs. Një vajzë e udhёhequr nga Plutoni do ta kontrollojë dëshirën e saj për të dominuar, ndёrkohё qё realizon njё performancё tё shkёlqyer femёrore me mё shumё finesё se njё vajzё e shenjёs sё Dashit, Luanit apo Shigjetarit. Të paktën e bёn kёtё thjesht duke ardhur rrotull, jo duke luajtur rolin. Për shembull, ndryshe nga femra e planetit Mars, një femёr Akrep do ta bёnte për vete një mashkull me parfumin e rëndë dhe shikim saj ekzotik, ndёrsa e lejon atë ti ndezё cigaren nё buzё me çakmakun e tij. Kjo ёshtё shumё mё tepёr seksi, sesa ndezja vet e shkrepёses dhe shfryrja e tymit nё fytyrёn e mashkullit. Ajo e di kёtё gjё, siç di shumё mёnyra tё tjera pёr tё qenё joshёse.

Njё vajzё tjetёr mund tё sulet me vrap nё krahёt e tu dhe ta shprehё dashurinё e saj duke thёrritur nga maja e çatisё apo ballkonit, vajza Akrep ecёn ngadalё, por joshёse drejt teje dhe nё heshtje pёrcjell mesazhin e saj. Ёshtё e çuditshme, por kёto femra mund tё duken joshёse edhe me xhinse, pantallona tё gjera apo me kёpucё basketbolli. Ndoshta është zëri i saj i ngjirur që krijon kёtё imazh sensual.

Mos pretendoni prej saj qё t’ju presё pёr njё kohё tё gjatё dhe t’ju adhurojё me pёrkushtim tё verbёr. Pastaj, me ato sy të bukur dhe misterioze që mund të lexojnë mendjen tuaj në mënyrë të qartë, ajo nuk ka nevojë për tё bёrё lojra ekstra. Pëshpëriti diçka romantike, që do ta shkrinte fare një vajzë tjetër dhe vajza Akrep thjesht do t’ju hedh njё vёshtrim tё thellё, depёrtues, që arrin tё shohё deri te synimet e tua tё vёrteta. Ajo është një makinё me rreze- X njerёzore, prandaj mos flirto me tё. Me pёrjashtim tё rasteve kur diskutoni pёr biznes, nё situatat e tjera jeni duke humbur kohёn dhe duke e fyer atё. Tё kёshilloj mos ta fyesh njё Akrep, sepse nuk ёshtё e shёndetshme pёr ju.

Unë jam e vetëdijshme se kjo grua e rrezikshme, mund të fsheh fuqinë e saj për hakmarrje me një buzëqeshje tё ёmbёl, me gjeste tё buta dhe me zërin si njё ёngjëll. Por astrologët arrijnё tё shohin pёrtej fasadёs. Ёshtё shumё e rёndёsishme pёr ju qё tё jeni i mirё informuar. Mbi tё gjitha, jeni ju ai qё kёrkoni ta zbusni atё- ose tё mbroheni prej saj- cilado qoftё arsyeja. Ndoshta janё tё dyja. Ajo mund të jetë imponuese dhe autoritare, sarkastike dhe e akullt, pastaj tё bёhet e zjarrtё si njё furrё nё 500 gradё Celsius. Ajo mund tё urrejë nё mёnyrё helmuese ose tё dashurojё deri nё vetmohim. Ajo mund tё ulёrasё si njё kafshё e tёrbuar, ose tё pёshpёrisё si njё pёllumbeshё e dashuruar.

Gratë Akrep ka një aftёsi tё veçantё joshjeje, si njё formё tё magjisё sё zezё, tё cilёn ajo mund ta zotёrojё nё mёnyrё kaq profesionale, sa tё duket si magji e vёrtetё. Ju keni shumë pak shanse për t’i shpëtuar, pasi sytë e saj tё takojnё sytё e tu. Për shkak të shqisёs sё gjashtë mistike tё saj, ajo shpesh mund ta dallojё njё partner të ardhshëm me shikim të parë dhe nё njё farё mёnyre, ajo do ta pёrcjellё këtë perceptim në çast te ju.

Reagimet tuaja pas kёsaj do jenё dy :ose do tё pushtoheni nga magjia e saj dhe do ti dorёzoheni si njё somnambul, ose do tё tmerroheni dhe do ndjeni nevojёn pёr t’ia mbathur. Pёrse nxitoni? Qёndroni pak. Ndoshta mund tё zbuloni se çfarё ёshtё jeta. Ajo e di dhe do t’jua tregojё kёtё. Gjithsesi , ju duhet tё jeni i kёnaqur qё ajo ju merr nё konsideratё. Njё femёr Akrep nuk e justifikon nё asnjё mёnyrё karakterin e dobёt te njё mashkull. Ajo kёrkon për ambicie dhe kurajo. Ajo dëshiron një partner, i cili mund ta dominojë atё dhe ta bëjë atë krenare, pa shqetësuar individualitetin e saj sekret. Ai duhet të jetë i fortë, mashkullor dhe i hijshёm mbi mesataren. Një shkallë e lartë inteligjence është e nevojshme te ky partner, që të pёrputhet me mendjen e saj të shkëlqyer dhe urtësinё abstrakte e filozofike.

Pasi tё arrini ta bёni pёr vete njё femёr Akrep, tё jeni tё sigurt se jeni i veçantё dhe unik. Ju gjithashtu mund të jeni i bindur se dashuria e saj për ju është e pakrahasueshme me ato qё keni pёrjetuar ndonjëherë – dhe ju mund ta merrni kёtё dashuri në disa mënyra. Ju do të jeni interesi më i rëndësishëm në jetën e saj. Nëse ajo është një vajzë tipike e planetit Pluton, ajo do tё pёrpiqet intensivisht me pasion pёr t’ju kёnaqur nё çdo mёnyrё. Nëse ju jeni shumë i vështirë për t’u kёnaqur, ajo do ta tregojë zhgёnjimin e saj, me pёrpjektet pasionante pёr tё fituar interesin tuaj.

Ndoshta syri juaj e kapi fjalёn “pasion” tё pёrsёritur disa herё.Shumica e meshkujve kanë dëgjuar thashetheme emocionuese për pasionin e femrave tё lindura nёnëntor. Është e vërtetë! Ajo është e mbushur pёrbrenda saj me shumë pasion, edhe pse e mban atё nёn kontroll duke pёrdorur pamjen e saj te ngurtё dhe tё ftohtё pёrkundrejt njerёzve tё tjerё. Por gjinia mashkullore është e prirur ta identifikojё pasionin në mënyrë rigoroze me veprimet romantike; kjo ёshtё shumё pak pёr ta pёrshkruar, pasi sipas pёrkufizimit tё Plutonit, kjo fjalё ёshtё shumё mё gjithёpёrfshirёse.

Kjo përfshin ndjenjat e saj rreth çdo gjëje që ajo prek. Ajo rrallё thjesht pёlqen ose nuk pёlqen njё shfaqje nё teatёr, njё libёr, njё mobilje apo njerёzit. Ajo ose urren me gjithё qёnien e saj ose adhuron me gjithё fuqinё e shirtit. Nёse asnjё nga kёto ndjenja nuk ngjallet brenda saj, atёherё ajo qёndron indiferente dhe e ftohtё.

Megjithatë, pёrpos tё gjithave, ajo qёndron në thelb e paprekur nga stuhitë emocionale, duke e gjykuar të paktën nga pamja e jashtme e saj e qetë, e cila gjithmonë vendos njё perde pas çdo shpërthimi të vogёl apo të madh bërthamor. Mund tё jetё e vёshtirё pёr tё bindur vjehrrёn tuaj se vajza e saj ka thyer tё gjitha pjatat dhe ka grisur perdet, nё njё moment tёrbimi. Tё tjerёt do t’ju shohin sikur ju nuk jeni nё rregull nga mendja. Çfarë doni tё thoni me kёtё? T’ju vijё turp qё akuzoni kёtё vajzё kaq tё qetё, tё kontrolluar dhe tё dashur. Keni mirёkuptimin tim, nёse ju ndihmon sadopak kjo. Ajo ka kaq shumё cilёsi tё rralla, duhet ta dinit se edhe tё metat nuk do ishin pak. Prandaj, mendoni pёr anёt pozitive. Mirё pra, mendoni pёr anёt pozitive pasi t’ju jetё shёruar gunga nё kokёn tuaj.

Për shkak se femrёn Akrep e tёrheqin investigimi i tё panjohurave, nё fillim ajo mund tё duket joshёse, si njё frut i ndaluar dhe shprehja e thellё dhe e çuditshme nё sytё e saj e pёrforcojnё mё shumё kёtё pёrshtypje. Por pavarёsisht zbulimeve, Akrepi tipik do të dalё sёrish i fortë dhe i pazbuluar. Nëse ajo e lejon udhёtimin drejt shpirtit tё saj tё brendshёm, Plutoni do ta dёnojё atё me ndjenja keqardhjeje plot ankth dhe faj, por ajo do tё ngrihet pёrsёri, falё forcёs sё madhe tё karakterit, si feniks i ngjallur, nga hiri i eksperimenteve tё saj. Ajo mund të ketë qenë një spektatore e magjepsur nga njё milion dobёsitё e njeriut dhe mund tё ketё provuar njё sёrё eksperiencash pёr tё provuar njohuritё e veta. Por ajo nё mёnyrё tё mistershme del nga tё gjitha eksplorimet e saj, mё superiore se pothuaj çdo grua tjetёr qё ke njohur deri tani.

Femra Akrep ёshtё njё ruajtёse shumё e mirё sekretesh. Është e habitshme se sa shumë histori tё errëta janë rrëfyer për Akrepat, edhe pse ata mundohen ta mbajnё jetёn e tyre personale larg syve tё tё tjerёve. Femra Akrep pёlqen tё dёgjojё sekretet e njerёzve, por ajo rrallё mund ta zbulojё njё sekret qё i ёshtё besuar asaj, madje as tek ju. Gjithashtu, prisni qё ajo tё ketё sekretet e veta lidhur me personalitetin e saj, por mos u pёrpiqni t’ia zbuloni ato. Është një pjesë personale e kësaj gruaje që ju kurrë nuk do ta prekni, një copёz e mendjes dhe shpirtit që i takon në mënyrë absolute asaj dhe nuk ka asnjë rrugё pёr tu futur aty. Ajo nuk është gёnjeshtare, në fakt shumё shpesh ёshtё e sinqertё deri nё brutalitet, por gjithmonё do tё ketё ato mendimet dhe ndjenjat e saj tё veçanta, tё cilat nuk do dojё t’i ndajё as me ju dhe as me dikё tjetёr.

Një femër Akrep do të jetë tepër besnike ndaj atyre që ajo i vlerёson të fortë dhe tё vlefshёm, por njerёzve tё dobёt ajo nuk do t’u hedh sytё. Dinjiteti i saj në marrëdhëniet njerëzore mund ta bëjë atë të duket e ftohtë dhe snobe. Në një mënyrë, ajo patjetër qё është, sepse praktikon një sistem personal të kastave dhe kjo është më e theksuar te femra Akrep, sesa te femrat e tjera tё shenjёs sё zjarrit, Dashit, Luanit dhe Shigjetarit. Të gjithё Akrepёt, janë shumë pёrzgjedhёs në miqësi. Ata do të mbajnë pranё vetes gjatё gjithё jetёs, miqtё e vlefshёm dhe do ti shkёpusin tё gjitha lidhjet me ata njerёz tё zakonshёm ose tё padenjё pёr ta.

Një grua Akrep, nuk ka nevojё tё jetё ligjёrisht gruaja e dikujt, qё tё jap dashuri dhe përkushtim si njё grua e martuar. Nëse rrethanat e bёjnё martesёn tuaj tё pamundur, ajo do t’ju dojё nga mёngjesi nё darkё dhe mos ta vrasё aspak mendjen se çfarё mendojnё fqinjёt tuaj pёr kёtё marrёdhёnie. Në shumicën e situatave të tilla të pazakonta, marrëdhënia është e vërtetë dhe e ndershme, ndoshta mё tepёr se nё shumё prej martesave sipёrfaqёsore tё ligjshme. Hipokrizia e shoqërisë, kurrë nuk do ta mbajë këtë grua kurajoze larg lumturisё. Ajo i bindet vetёm ligjit tё saj dhe asnjё ligji tjetёr dhe në zemrën e saj shprehja “derisa vdekja tё na ndajё” ka mё shumё vlerё, sesa tё gjysmat e nuseve qё e pёshpёrisin me gjysёm zёri ditёn e tyre tё dasmёs.

Pavarësisht individualizmit tё saj të fortë, vajza Akrep do ta lё burrin e saj të jetë drejtuesi nё lidhjen e tyre. Në vend që ta lё atё nё hije me forcën dhe karizmёn e saj, ajo do të pёrdorё tё gjitha talentet e saj, për ta ndihmuar atë të arrijё qëllimet e tij. E ardhmja jote do të jetë e rëndësishme pёr tё dhe ajo nuk do të insistojë pёr ta mbajtur mё çdo kusht karrierёn e saj pas martesës (nëse nuk e keni zhgënjyer thellё ose një punë të dytë është e nevojshme pёr shkak tё një krize ekonomike të përkohshme në familje).

Ajo mund tju luftojnë ashpёr privatisht, por do t’ju mbrojë me forcё në publik. Ajo nuk do të lejojё askënd qё tё shpifi ndaj jush ose tё përfitojё nga ju. Ata që do të përpiqen ta bёjnё kёtё, do tё pёrballen mё zemёrimin e saj tё drejtë. Lumturia juaj gjithmonë do të jetё e para. Ajo do të presё nga ju qё tё synoni sa mё lart qё aftёsitё tuaja arrijnё. Çdo gjë më pak , mund ta bёjё atё t’ju thumbojё me sarkazёm ose edhe t’ju fyejё.

Gratë e Akrepit e duan shtëpinë e tyre, e cila zakonisht shkëlqen nga pastërtia, rehatia dhe aroma e mirё e gatimeve. Ushqimi shёrbehet nё kohë dhe gjërat janë përgjithësisht nën kontroll. Nëse ёshtё e kundërta e kёsaj, diçka e bёn gruan Akrep tё pakënaqur, sepse prirja e natyrshme e saj është drejt bukurisë dhe rregullit. Pёr femrёn tipike tё Akrepit, pastrim sipas çdo sezoni është si tё shkojё me pushime. Atyre ju pёlqen shumё të “gërmojnё” në dollape pёr tё parё se ç’mund tё gjejnё. Vetëm se duhet tё keni kujdes se mos gjen ndonjё shёnim sekret, qё bie erё parfum në xhepat e xhaketёs tuaj tё vjetër, kur pastron dollapet. Akrepi është tepër dyshues, madje edhe kur nuk ka fakte për dyshime, kështu që mund ta imagjinoni se çfarë do tё ndodh kur ajo e gjen një fakt të vërtetë për tradhёti tё mundshme.

Nuk është mirë tё bёheni person i dyshimtё pёr tё, sepse nuk e dini se sa raste tё tjera mund tё shtojё ajo nё mendjen e vet. Por ajo s’ka pёr ti shprehur deri nё njё moment shpёrthimi ekspoziv. Natyrisht, kjo situatё mund tё ngre disa pikёpyetje nga ana juaj.Vetëm kapёrdiji ato. Nuk do tё fitoni asnjё gjё duke hetuar. Unë e kuptoj plotësisht se kjo nuk është e drejtë. Edhe vetё ajo e kupton kёtё. Por kjo nuk do ti ndryshojё aspak gjërat. Kjo është mënyra se si ajo ёshtё. Pranojeni ose jo atё. Por ka shumё gjasa ta pranoni. Sepse ёshtë pothuajse e pamundur tё heqёsh dorё nga kjo femёr. Mё e pakta, ajo do të fanitet gjatё gjithё jetёs suaj.

Do tё ishte mё e lehtё tё pёrshtateshit me natyrёn e saj tё vёshtirё , sesa tё vuanit nga mankthet qё do pёrjetoni nёse jeni larg saj. Askush nuk largohet dot nga një Akrep. A nuk e dinit kёtё ? Ata që e kanë provuar mund t’jua tregojnё . Gjithsesi, ju keni një grua shumë të veçantë nё krahun tuaj.

Pavarёsisht sesa shumё e do shtёpinё, ajo do tё pranonte tё transferohej pa mё tё voglin hezitim, nёse kjo do ishte e nevojshme pёr karrierёn tuaj. Kjo e bёn atё njё grua të shkëlqyer për një burrё me profesion ushtarak apo të marinës dhe një xhevahir tё vërtetë për një politikan. Ajo arrin tё shohё dhe tё kuptojё çdo gjё si dhe nuk ka asnjё mashtrim qё mund ti shpёtojё pa e vёnё re. Një grua Akrep mund t’ju tregojё saktësisht se kush mund të jetë i besueshëm dhe nga cili duhet tё keni kujdes.

Në departamentin e buxhetit, gratë e Akrepit janë krejtësisht të paparashikueshme. Ajo mund të kursejë edhe qindarkat, derisa ti dyfishojё ato, pastaj si me magji, tё harrohet pas shpenzimeve marramendёse. Një gjë është e sigurt. Ajo i gёzohet lekёve, qoftё kur i ruan me fanatizёm nё njё kuti kursimi, qoftё kur i shpenzon pa hesap ato. Por kjo grua gjithmonë priret drejt prestigjit dhe ajo nuk do lejojё qё paratё ta rrezikojnё kёtё. Ajo do të jetë e kënaqur, nëse ju zgjidhni të ardhura mё tё pakta, për aq kohë sa kjo ju siguron qё tё jeni shefi i vetes suaj dhe me mundёsi tё mёdha, pёr tu bёrё dikush me influencё nё tё ardhmen. Femra Akrep e pёlqen pushtetin dhe do të sakrifikonte shumë për ta parё atё te ju.

Një nga tiparet më të këqija si tё Akrepёve meshkuj dhe femra, ёshtё kur refuzojnё tё shohin ndonjë këndvështrim tjetёr, pёrveç kёndvёshtrimit tё tyre, sidomos kur pёrfshihen emocionalisht. Duhen javё, pas njё analize retrospektive, qё ti bёsh ata mё tё pёrulur dhe empatikё ndaj tё tjerёve. Interesi i saj natyral ndaj gjinisё tjetёr, madje edhe nëse ajo mbetet platonike, mund t’ju jap shumё arsye që të bёheni po aq xheloz sa ёshtё ajo pёr ju.

Ajo ndoshta do të magjepsё çdo mashkull nё çastin e parё qё do ta shohin nё njё eveniment qё ndodheni bashkё dhe ju thjesht do jeni aty i ulur , duke parё sesa tё magjepsur janё kёta meshkuj pёr partneren tuaj. Rrallё kjo çon në diçka serioze, por mund të shkaktojë disa momente të pakëndshme ose disa mosmarrëveshjeve shpërthyese. Por mbani mend se ёshtё ajo qё e thotё fjalёn e fundit nё çdo situatё. Nёqoftёse i thoni njё gёnjeshtёr, ajo ndoshta do t’ju thotё dy. Nёse ju, pas njё grindjeje, refuzoni ta puthni para se tё flini, ajo nuk do t’ju puthё pёr njё muaj. Provojeni ta lini mamanё tuaj, tё kritikojё gatimin e saj dhe gruaja juaj Akrep do tё “harrojё “ ta ftojё mamanё tuaj, pёr drekё, pёr muaj me rradhё pas kёsaj. Megjithatё njё dёmtim aksidental ajo do ta falё, nёse ёshtё e bindur qё ishte pa qёllim.

Ndjenja e drejtësisë te Akrepi, është po aq e fortë sa ndjenja e hakmarrjes. Shumica e njerëzve e harrojnë këtë. Ajo do të kujtohet pёr çdo tё mirё dhe do ta shpёrblejё dyfish atё. E njёjta gjё vlen edhe pёr tё kёqijat.

Me fëmijët, shprehjes sё saj tё dashurisë mund t’i mungojë disi butësia dhe shfaqja e saj nё mёnyrё demonstrative. Megjithatё, fёmijёt do ta ndiejnë përkushtimin e saj të thellë dhe do tё ndihen emocionalisht të sigurt me tё. Një nënë Akrep nuk do të lejojё qё talentet e fëmijëve të saj, të kalojnё pa u vënë re. Ajo do të shpenzojnë shumë kohё duke i inkurajuar ata drejt qëllimeve më të larta dhe do të jetë e gatshme tu ofrojatyre çdo përkrahje që nevojitet. Pasardhësit e saj do ta shohin atё të fortë dhe tё dobishme, kur tё kenё problemet e para tё rinisё, sepse njohja qё ka ajo pёr natyrën njerëzore e bën atë një këshilltare tё mençur. Ajo do t’i mësojë ata tё pёrballen me vështirësitё me guximin e saj. Çdokush qё ajo e vlerёson si një kërcënim për lumturinë e fëmijëve të saj, do ta shkatёrrojё dhe kam frikё se kёtu mund tё pёrfshihet edhe burri i saj. Ajo nuk do ta vlerësojё atë, nëse ai është mё i rreptë me ta se ajo mendon se ai duhet të jetë.

Një grua Akrep, ndonjëherë, gati do t’ju mbysё me pasionin e saj për të jetuar jetuar jetёn, por në një stuhi të vërtetë, qetёsia mendore dhe forca e hekurt, do tё jenё njё barkё shpёtimi pёr ju. Edhe pse ajo e pёrdor magjinё e saj në mënyra të çuditshme dhe të fshehta, sytë e saj zhbirues, gjithmonë do t’ju vёshtrojnё me ndershmëri. Ndoshta ajo është pak e rrezikshme, por edhe shumё emocionuese.

Personalitete të famshme të shenjёs së Akrepit:

Marie Antoinette, Richard Burton, Prince Charles, Indira Gandhi, Katharine Hepbum, Grace Kelly, Robert Kennedy, Vivien Leigh, Martin Luther, Pablo Picasso, Theodore Roosevelt, etj. /Telegrafi/