LAJMI I FUNDIT:

Si të mbani gojën e shëndetshme

Si të mbani gojën e shëndetshme

Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë e cila duket dhe e cila nuhat shëndetshëm.

Të mbash një higjienë të mirë orale është një prej gjërave më të rëndësishme që mund t’i bëni për dhëmbët dhe gingivat e juaja. Kjo do të thotë:

• Dhëmbët tuaj janë të pastër dhe pa copëza ushqimi.
• Gingivat janë ngjyrë karafili dhe nuk dhëmbin ose gjakosin kur ju i pastroni me brushë ose me pe për pastrim të dhëmbëve.
• Era e keqe nuk është ndonjë problem konstant.

Nëse gingiva juaj (mishi rreth dhëmbëve) dhemb ose gjakon përderisa ju i pastroni dhëmbët me brushë ose me pe për dhëmbë, por edhe nëse keni një erë të rëndë të vazhdueshme në gojë, vizitoni dentistin tuaj.


Dhëmbët e shëndetshëm jo vetëm ju mundësojnë të dukeni dhe ndjeheni mirë, ata ju mundësojnë të hani dhe flisni ashtu si duhet. Një shëndet i mirë oral është i shëndetshëm edhe për mirëqenien tuaj të përgjithshme.

Kujdesi i përditshëm preventiv, që përfshin pastrimin e nevojshëm me brushë dhe penj, do të ju ndihmojë t’i ndërpritni problemet para se ata të zhvillohen dhe është më pak e vështirë, më pak e shtrenjtë dhe më pak shqetësuese se sa mjekimi i gjendjeve pasi ata të lejohen të përkeqësohen në gojën tuaj. /Telegrafi/