Me pak punë mund të arrini atë që dëshironi, të keni vithe seksi dhe të bukura, që të çmendin. Ka shumë mundësi se nëse do t’ju pyesnin se cila pjesë e trupit nuk të pëlqen, shumë do të përgjigjet, vithet.
Një përgjigje që nuk të çudit aspak, duke pasur parasysh se, të paktën duke u bazuar edhe te statistikat, rreth 80 për qind e grave pohojnë se nuk u pëlqen forma e të ndenjurave të tyre.
Të pakënaqura nga forma, përmasat, nga linjat e tyre, të pakënaqura nga pamja e tyre e përgjithshme.
Por çfarë të bëjmë? Të paktën të jemi të qetë me veten. Vithet ideale, ato që çmendin çdo burrë dhe që ngjallin zilinë e shumë grave të tjera, mos u shqetësoni, është shumë e vështirë të gjenden. Shpesh, më shumë se një dietë dhe ushtrime fizike, është një çështje gjenetike dhe moshe, por nuk do të thotë se ndaj tyre nuk duhet të tregohet kujdes.
Mos u mërzisni shumë kur shihni modele që ekspozojnë trupin e tyre me forma të përsosura. Në pjesën më të madhe të tyre linjat e bukura dhe të jashtëzakonshme që kanë, vijnë si rezultat i shumë faktorëve, duke nisur nga trashëgimia gjenetike, mosha, ushtrimet fizike, dietat, masazhet, produktet kozmetike, në ndonjë rast edhe ndërhyrje kirurgjikale, etj. Atëherë çfarë duhet bërë? Të dorëzohemi?
Në asnjë mënyrë, pasi disa gjëra mund të bëhen edhe nga femrat që si profesioni nuk kanë modelen apo aktoren.
Me pak punë mund të arrini atë që dëshironi, të keni vithe seksi dhe të bukura, që të çmendin. Dhe ja edhe receta që me tri rregulla të thjeshta mund të bëjnë ‘mrekullinë’.
Por para se të nisni me këshillat një gjë duhet të keni parasysh. Asnjëherë mos nisni një dietë sipas mendjes suaj, pasi ato janë shumë të dëmshme dhe rreziku për të bërë gabime është shumë më i madh. Ndërkohë, harrojini reklamat e kremrave magjikë dhe produkteve të tjera kozmetike, që të transformojnë në topmodele.
1. Aktivitet fizik
Lëvizni sa më shumë që të mundeni, bëni shëtitje të gjata në këmbë apo me biçikletë. Nëse keni mundësi mund të shkoni edhe në një palestër për ushtrime më profesionale. Mos harroni se nuk mjafton që të regjistroheni në një palestër një javë para se të niseni me pushime, madje, tani jeni pak vonë për këtë verë, por filloni mendoni për vitin e ardhshëm.
2. Dieta
Ndërsa aktiviteti fizik do t’ju ndihmojë në tonifikimin dhe forcimin e muskujve si dhe të djegë kaloritë e tepërta, një dietë e përshtatshme do të ishte një ndihmesë e madhe për trupin tuaj. Por dieta nuk duhet të jetë drastike, madje e kundërta. Një dietë e ekuilibruar dhe që i përshtatet më mirë mënyrës suaj të jetesës, jep rezultate më të mira.
Duke marrë më pak kalori dhe duke harxhuar më shumë përmes aktivitetit sportiv, do të vëreni se rezultatet do të duken shumë shpejt.
3. Masazhet
Janë të kushtueshme dhe jo shumëkush ka dëshirë t’i bëjë. Por ndihmojnë shumë në stimulimin e qarkullimit të gjakut. Të kombinuara edhe me ushtrime fizike dhe dietë ndihmojnë në arritjen e qëllimit tuaj. Por ka edhe një mënyrë shumë të mirë për të realizuar këtë hap. Një nga mënyrat më të mira, që të kursejnë shumë para, megjithëse jo shumë profesionale, është të masazhoheni nga partneri juaj. Një masazh i përditshëm, jo vetëm që nuk kushton asgjë, por ndihmon edhe në afrimin me partnerin tuaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtatë arsyet pse punonjësit më të mirë japin dorëheqjen, edhe kur ata e pëlqejnë punën që bëjnë

Gota mban erë vezësh? Ja pse ndodh!

Më të mençurit janë personat që e preferojnë vetminë
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Pesë fraza që përdorin personat e mençur për të shmangur një konflikt

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame