Ajo çfarë ndoshta nuk e dini është se secili vend i njollosur duhet të trajtohet në mënyra të ndryshme, prandaj këtu janë disa mënyra efektive për të hequr qafe format më të zakonshme të njollave.
Njollën nga pemët njomëni me lëng të freskët limoni apo me uthull të bardhë apo para pastrimit njomeni në zbardhues të butë kimik.
Gjurmët e verës në rroba do t’i eliminoni në atë mënyrë që të hidhni nëpër to kripë e cila do ta thithë lëngun, pastaj njomeni rrobën në zbardhues apo vetëm spërkateni me ujë mineral dhe pastaj pastrojeni.
Kur ju derdhet vera e kuqe nëpër tepih, mblidheni lëngun e mbetur, pastaj nëpër njolla hidhni verë të bardhë. Lëre të qëndrojë 10 minuta në mënyrë që vera t’i depërtojë penjtë e tepihut, pastaj pastrojeni me ujë të vakët.
Për t’i eliminuar njollat e çajit, duhet t’i lyeni me glicerinë. Pasi që glicerina të thithë, mirë lajeni me ujë të ngrohtë.
Në momentin që ka rënë gjalpa në rrobe, vendosni një letër thithëse siper, më pas hidhni pudër dhe prisni pak sekonda sa ta përthith; pastaj e fërkoni përsipër me furçë rrobash. Nëse njolla vazhdon të rrijë aty, provojeni me benzinë.
Kur është fjala për njollat nga yndyrat, do t’ju ndihmojë vaji eukaliptus. Hidhni disa pika në njollë, pastaj lajeni me ujë të ngrohtë.
Kur tapeti apo dhe qilimat njollosen me çokollatë, si fillim merrni një letër kuzhine, vendoseni mbi njollë dhe përthitheni atë. Më pas, hidhni pak detergjent enësh te njolla dhe në fund lajeni me sapun të lëngshëm. Nëse nuk ka rezultat, përdorni pak benzinë të pastër mbi njollen (benzol), ama me kujdes shumë të madh, duke mbajtur larg fëmijët tuaj dhe çdo mjet ndezës.
Uthulla do të jetë e dobishme edhe si mjet kundër gurëve dhe për dezinfektimit të guacës së WC-së.
Me anë të letrës së butë përpiquni të absorboni sa më shumë njollën nga vaji. Pastaj hidhni detergjent të lëngshëm dhe le të qëndrojë për 15-20 minuta. Pas kësaj, pastroni detergjentin me ujë të ngrohtë. Një metodë alternative për pastrim është për të vënë letër në të dy anët e njollave dhe të përdorni hekurin mbi letër.
Njollat e qirinjve hiqen në këtë mënyrë: vini mbi njollë një copë të bardhë të pastër dhe sipër hekuroseni me hekur me temperaturë të ulët. Përpara kësaj procedure mund të përdorni dhe letrën thithëse të kuzhinës. Nëse përsëri nuk shikoni rezultat, përdorni pak benzol, gjithmonë me kujdes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Radiatorët nuk ngrohin sa duhet por përsëri keni fatura të larta? Ky është gabimi që po bëni

Si të lani një batanije siç duhet dhe ta mbani të butë? Ky është truku
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet

Qentë e nuhasin gënjeshtarin
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit