Edhe pse shumë njerëz matin me kujdes sasinë e detergjentit, përdorin zbutës dhe ndjekin të gjitha këshillat për tharjen, peshqirët shpesh mbeten të ashpër, të fortë dhe humbasin shpejt aftësinë për të thithur ujë

Arsyeja kryesore është se fibrat e peshqirit mund të bllokohen nga mbetjet e detergjentit dhe zbutësit, ndërsa uji i tepërt, sapuni ose bakteret e mbetura ndikojnë në butësinë dhe thithjen e tij.


Ekspertët rekomandojnë një metodë të thjeshtë dhe natyrale: përdorimin e tre lugëve sodë buke gjatë larjes. Kjo jo vetëm që neutralizon erërat e pakëndshme dhe shkatërron bakteret, por e bën peshqirin më të butë dhe shumë më thithës, pa përdorur kimikate të forta që mund të dëmtojnë lëkurën ose fibrat e pëlhurës.

Peshqirë të butë dhe të pastër, pa shumë kimikate

Ekspertët thonë se ekziston një mënyrë për ta shmangur këtë, dhe gjithçka që ju nevojitet janë tre lugë sodë buke.

Kjo metodë e thjeshtë ka mahnitur shtëpiake në mbarë botën dhe vjen nga Turqia, transmeton Telegrafi.

Çfarë duhet të dini:

Lani peshqirët në temperatura më të larta: Idealja është midis 40 dhe 60°C, sepse ata vijnë në kontakt me lëkurën dhe lagështinë, që favorizon zhvillimin e baktereve.

Shmangni zbutësit: Ata mbulojnë fibrat, e bëjnë pëlhurën më të fortë dhe më pak thithëse.

Përdorni sodë buke: Tre lugë vendosni direkt në daullen e makinës së larjes. Soda neutralizon erëra të pakëndshme, shkatërron bakteret dhe e bën peshqirin më të butë dhe thithës. Është e sigurt për lëkurën dhe ka veti antibakteriale.

Peshqirë të rinj?

Zhytini para larjes dhe lërini në ujë disa orë (ose edhe gjithë ditën) para përdorimit të parë. Shtoni pak sodë buke për të shtuar efektin e zbutjes.

Sa shpesh duhet të lahen peshqirët?

Sipas një studimi nga ekipi i ekspertëve të kompanisë “Showers to You”, një peshqir mund të mbajë deri në 94 milion baktere pas vetëm një jave përdorimi.

Megjithatë, dy milion britanikë pranojnë se peshqirët i lajnë vetëm një herë në vit. Burrat janë, sipas të dhënave, pesë herë më të prirur të jenë ndër ata që rrallë i lajnë peshqirët, ndërsa një e treta e të intervistuarve i lajnë vetëm një herë në tre muaj.

Për të shmangur erërat e pakëndshme dhe zhvillimin e baktereve, ekspertët rekomandojnë që peshqirët të lahen rregullisht - ideale është një herë në javë pas përdorimit të përditshëm.

Si të lani peshqirët si duhet?

Temperatura: Varet nga papastërtia. Për peshqirë me përdorim të moderuar, mjafton 40–60°C, ndërsa për ata më të papastër, rekomandohet larja mbi 60°C.

Zgjidhni detergjent të mirë: Ai duhet të heqë bakteret, yndyrën dhe papastërtitë. Sipas nevojës, shtoni dezinfektues të butë ose zbardhues të lehtë (nëse pëlhura e lejon).

Mos teproni me sapunin dhe zbutësin: Sipas ekspertit të mirëmbajtjes së shtëpisë, Tom Drake nga kompania “Only Radiators”, mbetjet e grumbulluara të detergjentit dhe zbutësit krijojnë një shtresë që ul aftësinë e thithjes së pëlhurës.

Përshtatni temperaturën sipas llojit të pëlhurës: Pambuku dhe mikrofibrat përballojnë temperatura më të larta, ndërsa mëndafshi dhe materialet e ngjashme kërkojnë larje më të butë.

Ndryshoni peshqirët rregullisht: Për të shmangur erërat e pakëndshme dhe zhvillimin e baktereve, peshqirët duhet të ndryshohen shpesh dhe pas larjes të thahen mirë në ajër. /Telegrafi/