Si të bëni kroasanë të shijshëm

Përbërësit:- 1 kg miell të butë tip 400, - 1 paketim tharmë të freskët (40 g), - 600 ml qumësht, - 1 lugë e vogël kripë, - 2 vezë, - 300 g djathë feta (apo djathë tjetër sipas dëshirës), - 100 g margarinë të shkrirë.Përgatitja:
Tharmin me një lugë miell njomeni në qumësht dhe lëreni pak të fryhet. Kur të fryhet tharmit shtoni miellin e mbetur, kripën, qumështin dhe ngjisheni brumin.
Brumi duhet të jetë si për simite, ndoshta për një nuancë më i butë. Lëreni të fryhet rreth 40 minuta.
Për fill tundni vezët dhe shtoni djathin e shtypur.
Kur brumi të fryhet mjaftueshëm, shtrijeni me okllai në trashësinë e një gishti dhe priteni në katrorë. Mbusheni çdo katror me fill, mbështilleni si role, por mos i mbyllni skajet.
Radhisni enën e lyer me margarinë, ku fillon një përfundim aty vazhdo të vësh tjetrin dhe kështu derisa të ketë brumë dhe material.
Sipër lyeni me mbetjen e fillit dhe çdo role lyeni me margarinën e shkrirë. Lëreni edhe pak të fryhet.
Piqeni në temperaturë 200 gradë celsius.
/Telegrafi/



















































