Si ta zgjidhni setin e përkryer për kopsht nga asortimenti i JYSK

Përgadituni për sezonin veror dhe krijoni kujtime duke e zhvendosur komoditetin e dhomës tuaj të ndenjes në kopsht me setin për kopsht me dizajn skandinav. Ju duhet një set i ri të cilin mundeni ta shfrytëzoni në kopsht apo në tarracë? Me setet për kopsht, mund të përfitoni edhe më shumë nga hapësira juaj e jashtme dhe orët e vona të verës. Megjithatë, gjetja e setit të përkryer mund të jetë e vështirë, kështu që ne jemi këtu për t'ju ndihmuar.
Ka kombinime të panumërta tavolinash, karrigesh dhe divanesh. Përveç kësaj, duhet të mendoni edhe për cilësinë dhe mirëmbajtjen. Shikoni udhëzuesin tonë për të bërë një zgjedhje të mirë dhe të shihni se kujt duhet t'i kushtoni vëmendje.
PËR ÇFARË MUND TË PËRDORNI LOUNGE SETET?
Lounge seti mund të përdoret si në tarracë ashtu edhe në kopsht. I jep atmosferë shumë të veçantë dhe relaksuese hapësirës suaj të jashtme. Nuk është vetëm një vend ku mund të hani jashtë, por edhe një vend ku mund të relaksoheni dhe të shijoni heshtjen ose kohën me miqtë dhe familjen. Setet për kopsht mund të jenë një vend për mbledhim dhe takime në kopshtin tuaj.
Mendojeni se si do dëshironit të shfrytëzoni hapësirën tuaj të jashtme. Dëshironi ta përdorni nën hije në kopshtin tuaj ku mund të shijoni një gotë verë? Ose dëshironi ta përdorni kur të keni më shumë mysafir, apo dhe në tarracë?
1.HAPËSIRA DHE MADHËSIA Gjëja e parë që duhet marrë parasysh është madhësia e hapësirës suaj të jashtme. Keni ballkon apo tarracë të madhe? Pavarësisht se çfarë, mund të gjeni lounge set i cili u përshtatet nevojave tuaja.
Shumica e seteve janë të punuara prej drurit artificial, ratan dhe alumini, të cilat janë pothuajse pa nevojë për mirëmbajtje dhe rezistente ndaj kushteve të motit. Pastrohen lehtë me sapun dhe ujë. Ratani dhe alumini janë gjithashtu të lehta dhe për këtë arsye lehtë lëvizen.
Setet për kopsht nga ratani janë në dispozicion në ngjyra të ndryshme - duke përfshirë të zezën, hirin dhe natyrore dhe në forma të ndryshme thurje. Ratani i jep një pamje shumë të veçantë të këndshme tarracës tuaj. Si ngjyrat ashtu edhe përbërja e moduleve ndikojnë në pamjen e përgjithshme vizuale. Cilin set preferoni?
Nëse jeni duke kërkuar për set kopshti për hapësirën tuaj të jashtme, VONGE është një zgjedhje e shkëlqyer dhe klientët tanë pajtohen: Ata e vlerësojnë këtë koleksion me 4,8 nga 5 yje.
Ne vërtet besojmë se mobiljet e kopshtit tuaj duhet të jenë një zgjatim i shtëpisë tuaj. Ne kemi divane komode, ndaj pse të mos e kemi këtë luks në hapësirë të jashtme.
Stili dhe komoditeti janë individuale. Nëse jeni në dyshim se çfarë stili të sallonit të zgjidhni, atëherë hidhini një sy përzgjedhjes suaj të mobiljeve të brendshme. Jep pamje elegante dhe kohezive kur përputhet pamja brenda dhe jashtë.























































