0Shares

Ka njerëz që duket se përçojnë një lloj reje të zezë, të bërë nga stresi dhe mendimet e këqija: le të mësojmë t’i menaxhojmë pa u prekur

Gjithmonë ka njerëz të buzëqeshur, të aftë të sjellin humor dhe harmoni të mirë, por ka edhe njerëz që gjithmonë duket se shoqërohen nga një lloj reje e zezë, që buron nga stresi, trishtimi dhe pakënaqësia. Shmangia e tyre sa më shumë që të jetë e mundur mund të bëhet një çështje mbijetese, sepse qëndrimi negativ i tyre përfundon duke ndikuar mbi ne dhe disponimin tonë.

Hapi i parë, natyrisht, është t’i njohim dhe të kuptojmë nëse është thjesht një nga ne, i cili po përjeton një periudhë të vështirë, për të cilën të paktën të ofrojmë pak solidaritet ose nëse jemi përballë një personi toksik, nga i cili duhet të qëndrojmë larg.

Reja e zezë – Askush prej nesh nuk është i këndshëm kur kalon një ditë të keqe. Toleranca dhe dobia e dyshimit duhet të jetë qasja jonë e parë ndaj atyre që paraqiten me hënën e shtrembër. Megjithatë, nëse aura negative në kokën e tij nuk është një diçka kalimtare, por kthehet në mënyrë të përhershme ose shumë të shpeshtë, ne jemi të autorizuar për të vënë në zbatim disa masa mbrojtëse.

Mund të thuhet me një siguri se jemi në praninë e një personi negativ, nëse ai ankohet apo kritikon të tjerët vazhdimisht dhe ka një vizion negativ dhe cinik për jetën dhe botën rreth tij. Në mënyrë që të identifikohen subjektet e këtij lloji, mund të jetë e dobishme t’i kushtohet vëmendje tonit të zërit dhe gjuhës së trupit përveç fjalëve: një ton i paqëndrueshëm ose i ftohtë dhe i shkëputur, ose gjithmonë i zemëruar, është një tregues i rrezikut.

Çështje objektivash – Njerëzit negativë priren të ankohen vazhdimisht pa propozuar asgjë pozitive. Ata nuk vendosin një qëllim që të arrihet dhe tentojnë të kritikojnë të tjerët dhe veprimet e tyre pa ofruar ndonjë kontribut për të përmirësuar atë që sipas tyre nuk shkon. Ata shprehin të ashtuquajturën kritika destruktive, që duhet të dallohen qartë nga kritikat konstruktive: këto të fundit mund të jenë të çmuara, sepse ofrojnë një pikëpamje të ndryshme dhe më të shkëputur nga ato tonat dhe na tregojnë një mënyrë më të mirë për të zgjidhur një problem.

Dallimi i këtyre dy zhanreve është diçka shumë e thjeshtë: kritikat e tipit të parë na lënë një shije të hidhur dhe na bëjnë të mendojmë se nuk ka asgjë të mirë në atë që kemi bërë, pa rrugëdalje të mundshme. Përkundrazi, këto të fundit na shtyjnë të provojmë përsëri pas reflektimit mbi zgjedhjet tona dhe, herë pas here, gjithashtu na tregojnë një rrugë që nuk e kishim menduar vetë. Kritikat e llojit të parë duhet të shmangen sa më shumë që të jetë e mundur, sepse ata mund të na shtyjnë të dyshojmë dhe të na humbasin entuziazmin dhe kënaqësinë e marrjes së një iniciative.

Thashetheme keqdashëse apo thjesht thashetheme? – Një thashetheme e vogël në tavolinën e punës është fiziologjik dhe, brenda kufijve të caktuar, mund të jetë gjithashtu një burim i mirë humori dhe një e qeshur çliruese. Por, në qoftë se është një thashetheme me qëllim të keq, siç dëshmohet nga zilia dhe dëshira për të diskredituar një person, ose nga i cili merr vullnetin për të tërhequr shumë vëmendjen, atëherë bëhet fjalë për një rrymë negative që duhet të ndalet sa më shpejt.

Të flasësh keq për një person prapa tij është një zakon që nuk duhet t’i lihet hapësirë: thjesht gjesti i dëgjimit të komentit keqdashës përfundon duke ushqyer atë dhe t’i bëjë dëm personit që është objekt i bisedës si dhe ndikon në disponimin e mirë të atyre që e dëgjojnë atë (dhe që mund të bien në tundimin për ta ndarë atë me të tjerët, duke i ushqyer thashethemet).

Strategjitë e mbrojtjes: thuaj jo – Të qenit i rrethuar nga njerëz me diell dhe pozitiv është hapi i parë për ruajtjen ose edukimin e një vizioni të qetë të jetës. Mbrojtja e parë para një personi negativ, kur ne jemi të sigurt për këtë, është që ta shmangim atë.

Nëse kjo nuk është e mundur për shkak se është një i afërm ose një koleg me të cilin jemi të detyruar të bashkëveprojmë, ne ende mund ta kufizojmë dëmin: hapi i parë nuk është t’u kushtohet vëmendje komenteve të tij negative dhe katastrofike: negativiteti është një fakt i jetës, vetëm mësoni të mos e thithni atë. Le të përpiqemi që të mos u kushtojmë vëmendje fjalëve dhe qëndrimeve negative dhe le t’i lëmë të ikin njerëzit që na trishtojnë, keqdashës dhe që prishin entuziazmin tonë.

Mirëkuptimi dhe dhembshuria – Hapi i ardhshëm është të mësojmë të pranojmë njerëzit rreth nesh (dhe veten) për atë që janë dhe të tregojmë mirëkuptim. Nga një këndvështrim praktik, ne mund ta ndryshojmë subjektin kur ankimet bëhen shumë këmbëngulëse, ose për të kontrastuar një mendim pozitiv dhe një batutë me gjykimet që nxisin depresionin ose pakënaqësinë.

Ne gjithashtu kërkojmë ndihmë dhe aleancë në këtë detyrë të vështirë: ne përfshimë kolegë ose miq për të na dhënë një dorë në zbutjen e toneve, ose të paktën për të krijuar një hapësirë moskuptimi.

Zgjedhim miqtë tanë – Nëse vendosim të tregojmë solidaritet dhe mirëkuptim, kujtojmë se nuk kemi fuqinë për të ndryshuar botën.

Personi i parë me të cilin duhet të merremi është vetja jonë: nëse kuptojmë se negativiteti i të tjerëve fillon të na prekë, duhet të largohemi pa u menduar dy herë dhe të kërkojmë shoqërinë e atyre njerëzve që janë më të ngjashëm me ne. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)