Menaxhimi i gjendjes depresive është një proces që kërkon qasje të shumëfishta
Shkruan: Edona Llonçari
Ja disa hapa dhe strategji që mund të ndihmojnë:
1. Terapia pa-medikamente: Terapitë holistike dhe teknika NLP mund të ndihmojnë në ndryshimin e mendimeve negative dhe sjelljeve që kontribuojnë në depresion. Startoni mëngjesin me afirmime pozitive, me falënderime për gjërat të cilat funksionojnë në jetën tuaj. Afirmimet pozitive dhe urimet e rregullta ngrisin motivin dhe ndihmojnë në ri-programinin e mendimeve tona.
2. Konsultimi me një profesionist: Nëse nuk arrini dot të vet-ndihmoheni me praktika dhe teknika siç janë: NLP (Programimi Neuro-Linguistik), meditimi, afirmimet, falënderimet, vizializimi, aktiviteti sportiv, etj., është shumë e rëndësishme të flisni me një psikolog, psikiatër ose terapist. Ata mund të ofrojnë diagnozë të saktë dhe trajtim të përshtatshëm.
3. Medikamentet: Në disa raste, mjeku mund të rekomandojë përdorimin e antidepresivëve për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave (medikamentet duhet të jenë alternativa e fundit)
4. Mbështetja sociale: Flisni me miqtë dhe familjen për ndjenjat tuaja. Mbështetja sociale është shumë e rëndësishme.
5. Aktiviteti fizik: Ushtrimi rregullisht mund të ndihmojë në përmirësimin e humorit dhe reduktimin e simptomave të depresionit.
6. Ushqimi i shëndetshëm: Një dietë e balancuar, e pasur me fruta, perime, proteina mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit mendor. Ushqimi ndikon tek zorrët tona, e zorrët janë truri i dytë i trupit ; truri i kokës dhe truri i barkut (zorrët) komunikojnë dhe punojnë së bashku, andaj kujdesuni me zgjidhjet ushqimore që bëni.
7. Mësoni teknika të relaksimit: Meditimi, joga, dhe praktikat e frymëmarrjes mund të ndihmojnë në uljen e stresit dhe ankthit.
8. Vendosni qëllime të arritshme: Vendosni qëllime të vogla dhe të realizueshme për çdo ditë për të ndihmuar veten të ndiheni mirë dhe krenar me vetën tuaj. Mund të jetë ecja e përditshme që bëni në mëngjes, edhe nëse është për vetëm 20 minuta, bëje rutine dhe shiko benefitet.
9. Bëjani qefin vetës: Merrni kohë për aktivitete që ju pëlqejnë dhe që ju bëjnë të ndiheni mirë.
10. Informohuni: Mësoni më shumë rreth depresionit dhe mënyrave për ta menaxhuar atë. Informimi mund t’ju ndihmojë ta kuptoni më mirë vetën, që ta ndihmoni vetën.
Është e rëndësishme të theksohet se çdo person është unik, dhe strategjitë që funksionojnë për një individ mund të mos funksionojnë për një tjetër. Prandaj, është thelbësore të kërkoni ndihmë profesionale dhe të zhvilloni një plan trajtimi që është i përshtatshëm për ju, në qoftë se keni provuar të vet-ndihmoheni dhe nuk ja dilni dot. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nagasaki, perla midis Lindjes dhe Perëndimit në Japoni

Nëse ju pëlqen të vishni vetëm rroba të zeza, ja çfarë thotë kjo për personalitetin tuaj

Gjashtë ushtrime për një trup tërheqës

Zgjidhni një shkronjë dhe zbuloni çfarë do të thotë kjo për personalitetin tuaj

Partneri ideal i Akrepit, një sfidë e vërtetë

Si të dashuroheni dhe si të mos dashuroheni

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje