Disa gjëra janë vendimtare në marrëdhëniet mashkull-femër dhe gjëja më e rëndësishme është ta mbani veten.
Sherry Argov, autore e “Why Men Love Bitches”, në librin e saj iu është përgjigjur pyetjeve që të gjitha femrat e botës ia bëjnë vetes. Përgjigja është aq e lehtë, por shumë e vështirë për t’u zbatuar dhe thotë se gjëja më e rëndësishme është të keni qëndrimin tuaj.
Në vijim janë disa këshilla kryesore të përcjella nga kjo shkrimtare për të gjitha femrat që kanë përjetuar dështim në dashuri dhe mendojnë se nuk kanë bërë asgjë të keqe.
Vlerësojeni realisht
Është shumë e rëndësishme që me qetësi të shikoni se çfarë ju jep një mashkull me dëshirën e tij. Pra, çfarë ju ofron ai, pa e kërkuar atë në asnjë mënyrë, as haptazi, as tinëz dhe as sinqerisht. Bazuar në këtë, ju do të gjykoni më së miri se si është ai, kështu që do ta keni më të lehtë të kuptoni nëse ju përshtatet apo jo. Para se të pyesni veten nëse jeni mjaftueshëm e mirë për të, pyetni veten nëse ai është mjaft i mirë për ju.
Mos i shkoni nga pas
Rregulli i artë – veçanërisht nëse gjërat janë në fillim ose marrëdhënia është në një rrugë të rrëshqitshme – është se nuk duhet të ndiqni kurrë një mashkull dhe nuk duhet të insistoni në kontakt. Kjo taktikë ka rezultuar e suksesshme, por ndonjëherë është shumë e vështirë të zbatohet. Është edhe më e vështirë nëse jeni marrëzisht e dashuruar. Megjithatë, shtrëngoni zemrën tuaj dhe tërhiquni – suksesi është i garantuar.
Thjesht, të gjithë meshkujt janë gjahtarë. Është në natyrën e tyre të ndjekin gjahun që vazhdon t’u shmanget, mos ua mohoni atë kënaqësi. Nuk duhet të merrni iniciativën vetëm pse ai është tërhequr. Atëherë duhet ta lini të shkojë. Merrni iniciativën kur vërtet dëshironi ta shihni, jo kur dëshironi ta mbani me çdo kusht.
Udhëhiqeni jetën tuaj
Mos flisni se si nuk do të luani lojëra. Çdo vajzë që lë gjithçka dhe vrapon pas thirrjes së një mashkulli, bëhet jointeresante shumë shpejt, sepse ai e di që e ‘posedon’ 100 për qind. Mos e planifikoni mbrëmjen tuaj në bazë të faktit nëse ai do t’ju telefonojë apo jo. Planifikojeni jetën tuaj ashtu siç ju përshtatet dhe nëse ai vonon me telefonatat, mos i ndryshoni planet tuaja. Është në natyrën e burrave, fëmijëve të vegjël dhe kafshëve t’i testojnë kufijtë, të kontrollojnë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të kalojë.
Mos harroni, ju e mbani jetën në duart tuaja dhe gjithçka që do të ndodhë nuk varet vetëm nga ai, përkundrazi.
Mos e kënaqni shumë
Kujdes me gardërobën provokuese! Me një dekolte të thellë, një minifund shumë të shkurtër dhe tanga do të tërhiqni menjëherë vëmendjen e një mashkulli, gjë që, pajtoheni, nuk është e vështirë. Problemi është mbajtja e vëmendjes.
Ekzagjerim do të thotë gjithçka, nga veshja provokuese, telefonimi shumë i shpeshtë deri te përgatitja e tepruar për fazën tjetër kur vjen në shtëpinë tuaj për të parë një film. Harrojeni frazën: “Unë po bëj më të mirën”. Bëni më të mirën për të arritur një qëllim tuajin dhe jepini mashkullit atë që meriton objektivisht në nivelin e marrëdhënies suaj. Çdo gjë përtej kësaj do ta largojë nga ju. Dashuria e pakushtëzuar është e mrekullueshme, por vetëm nëse nuk anulon dashurinë për veten dhe nëse është e merituar.
Mbajeni veten
Të respektosh veten dhe pikëpamjet e tua nuk nënkupton pandjeshmëri dhe intolerancë ndaj të tjerëve. Përkundrazi. Kur bie në dashuri, një femër që e mban vërtet veten e saj, e vlerëson realisht situatën dhe nuk lejon që sjellja e saj të shqetësohet nga projeksioni romantik që i ka atribuar një mashkulli të caktuar. Me qëndrimin dhe sjelljen tregon se nuk ka frikë të jetë vetëm dhe se nuk është e varur nga një lidhje. Ajo i jep mashkullit hapësirë të mjaftueshme për gjithçka që ai dëshiron, ndërsa në të njëjtën kohë ia bën të qartë se çfarë do të tolerojë dhe çfarë jo.
Qëndrimi ‘nuk më intereson’ do të bëjë mrekulli
Një mashkull i pjekur dhe i zgjuar tërhiqet më shumë nga personat që nuk kanë lidhje me të, sepse në të kundërt do të vdesë. Tërhiqet nga femrat që zgjedhin partnerin sepse kalojnë mirë me të, sepse e vlerëson dhe ndihet mirë me të. Vetëm një mashkull i pasigurt do të durojë një femër të dëshpëruar që qëndron me çdo kusht në një marrëdhënie që nuk e bën të lumtur.
Prandaj, nëse doni të duhurin, nëse doni lumturi në dashuri, mos e toleroni marrëzinë dhe në shenjën e parë të mosrespektimit ndaj jush – largohuni. Sepse ata që e duan veten janë të dashur nga të tjerët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalja e dhëmbëve të parë të bebes
Si ndryshojnë shenjat e autizmit tek bebet 0-12 muajshe, 1 deri në 2 vjeç dhe mbi 3 vjeç
Çfarë është lindja me operacion apo prerja cezariane? Gjithçka që duhet të dini rreth procedurës
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?
As të ngushta, as të gjera: Xhinset e Nicole Kidman do ju frymëzojnë për blerjen e radhës
Këto janë gabimet më të shpeshta që i bëni kur fëmija ka temperaturë të ngritur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025