Automjeti kishte histori të plotë servisi dhe nuk kishte shenja të keqtrajtimit. Për më tepër, vetura kishte përshkuar vetëm 46 mijë kilometra.

Bëhet fjalë për një Genesis GV80, me motor 2.5 litra turbo, por me shumë gjasa nuk është fjala për një defekt të markës luksoze të Hyundait.


Kur koka e cilindrit u hoq në servis, në fillim gjithçka dukej në rregull, por shumë shpejt u zbulua se boshti i motorit (krankshafti) ishte pothuajse i shkatërruar.

- YouTube www.youtube.com

“Kushinetat e shufrave lidhëse të 'pistonëve' janë plotësisht të copëtuara dhe të ngjitura në boshtin e motorit. Janë shkatërruar”, thotë Eric Berg në kanalin në YouTube I Do Cars.

Pjesët e sipërme të bllokut të motorit ishin në gjendje pothuajse perfekte. Boshtet me gunga dukeshin mirë dhe pothuajse nuk kishte depozita vaji. Ky model i pazakontë dëmtimi tregonte qartë një gjë - motori kishte punuar pa vaj. Rezultati ishte shkatërrimi i plotë i motorit.

Defekti me shumë gjasë ka ndodhur për shkak të gabimit të një mekaniku gjatë servisimit. Vaji ishte zbrazur, por nuk ishte mbushur sërish para ndezjes së motorit. Pas kësaj gabimi kapital, vetëm disa sekonda e ndanin motorin nga shkatërrimi i plotë. /Telegrafi/