Në një video të publikuar nga Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, mund të shihen ushtarët në kushtet e tmerrshme brenda istikameve më Bakhmut, qytet ky në rajonin e Donbasit.
Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, istikamet janë mbushur me ujë, duke u shndërruar në “liqene”, transmeton Telegrafi.
Në videon e publikuar më poshtë, shihen ushtarët ukrainas me rroba të improvizuara që iu mundëson të lëvizin pa problem edhe nëpër baltë të madhe.
Një komentues i ka krahasuar këto pamje me ato nga Lufta e Parë Botërore, duke rikujtuar betejën për Soman në vitin 1916.
Shumë ushtarë në fron kanë filluar nga këmba e istikimave, gjendje shëndetësore e lidhur me ënjtjen dhe mpirjen e këmbëve, që i kishte goditur njëjtë ushtarët gjatë Luftës së Parë Botërore.
Pas tërheqjes së ushtrisë ruse nga qyteti i Khersonit, Donbasi është bërë vatër luftimesh në Ukrainë.
Shumë analistë konsiderojnë se ky rajon por edhe qyteti i Donetskut, janë objektivi i ardhshëm për çlirim nga forcat ukrainase. /Telegrafi/
While Ukrainian civilians experience problems with electricity, heat and network in most regions, our Defenders in Bakhmut are fighting for Ukrainian freedom in such conditions.
Unbreakable! Glory to Heroes! pic.twitter.com/ZguBBRYawW
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 26, 2022