LAJMI I FUNDIT:

Si ndryshojnë Trump dhe Biden: Nga ekonomia te ndryshimi i klimës?

Si ndryshojnë Trump dhe Biden: Nga ekonomia te ndryshimi i klimës?

Të dy rivalët kanë politika rrënjësisht të ndryshme për disa çështje kryesore.

Në lidhje me shpërthimin e coronavirusit, Trump ngriti një task forcë në janar, për të cilën tha se tani ka zhvendosur fokusin e saj te “siguria dhe hapja e vendit tonë”.

Rruga më e lehtë e Joe Bidenit drejt Shtëpisë së Bardhë
Lexo po ashtu Rruga më e lehtë e Joe Bidenit drejt Shtëpisë së Bardhë

Presidenti gjithashtu po i jep përparësi zhvillimit të shpejtë të trajtimeve dhe vaksinave kundër COVID-19, duke dhuruar 10 miliardë dollarë drejt projekteve të tilla, raporton BBC.


Biden dëshiron të krijojë një program kombëtar për gjurmimin e kontakteve, të krijojë të paktën dhjetë qendra testimi në çdo shtet dhe të sigurojë testimin falas të coronavirusit për të gjithë. Ai mbështet iniciativën për mbajtjen e obligueshme të maskës në mbarë vendin, transmeton Telegrafi.

Në lidhje me ndryshimin e klimës, Trump, duke qenë një skeptik, dëshiron të zgjerojë energjinë e pa-rinovueshme dhe është zotuar të tërhiqet nga Marrëveshja e Klimës në Paris.

Biden thotë se do t’i rikthehej menjëherë marrëveshjes së Parisit dhe gjithashtu dëshiron që SHBA-ja të arrijë zero emetime të gazrave deri në vitin 2050.

Rruga e vetme e Donald Trumpit për triumf në presidencialet amerikane
Lexo po ashtu Rruga e vetme e Donald Trumpit për triumf në presidencialet amerikane

Në ekonomi, Trump është zotuar të krijojë dhjetë milionë vende pune në dhjetë muaj, si dhe një milion biznese të reja të vogla. Ai dëshiron të ulë taksat në të ardhurat dhe t’u sigurojë kompanive kredi tatimore për t’i stimuluar që të mbajnë punë në SHBA.

Biden dëshiron të rrisë taksat për ata që fitojnë më shumë dhe ato para të shkojnë në shërbimet publike, por thotë se rritja do të ndikojë vetëm tek ata që fitojnë mbi 400 mijë dollarë në vit. Ai mbështet ngritjen e pagës minimale federale në 15 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

Amerika
Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Udhëheqësi i ri bën thirrje për paqe – pamje të dhunës më të keqe që nga rënia e Assadit në Siri

Botë
Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Musk: Linja e frontit të Ukrainës bie nëse e çaktivizoj Starlink

Evropa
Merz i Gjermanisë:

Merz i Gjermanisë: "Mburoja" bërthamore evropiane duhet të bëhet më e fortë

Evropa
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Botë
Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Migracioni, financat, çështjet e punës dhe ato sociale – për çfarë kanë rënë dakord CDU/CSU dhe SPD në Gjermani?

Evropa
Kalo në kategori