LAJMI I FUNDIT:

Si ndodhi grabitja në këmbimoren në Prishtinë? Flasin nga kompania

Si ndodhi grabitja në këmbimoren në Prishtinë? Flasin nga kompania

Një këmbimore e kriptovalutave në lagjen “Tophane” të Prishtinës është bërë objekt i një grabitjeje këtë të hënë.

Valton Isufi nga “Excoinsme”, ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja.

Në RTV Dukagjini, Isufi ka thënë se grabitja është kryer nga dy persona të armatosur dhe të maskuar.


“Sot në mëngjes ka ndodhur një grabitje në njërën nga degët tona në Tophane, një grabitje e armatosur. Kanë qenë dy persona me helmeta, të maskuar, të armatosur me armë të gjata, pasi kanë hyrë në lokal i kanë nxjerrë armët e gjata nga pallto edhe i kanë kërcënuar punëtorët dhe i kanë detyruar t’i bëjnë lëvizjet që ata kanë dashur. Direkt i kanë futur punëtorët në banjo i kanë mbyllur dhe kanë vazhduar. Çka kanë gjetur i kanë marrë”, ka thënë ai.

Grabitje e armatosur në Prishtinë
Lexo po ashtu Grabitje e armatosur në Prishtinë

Sipas tij, deri më tani nuk ka ende ndonjë informacion se sa ka qenë vlera e dëmit të shkaktuar.

“Deri më tash nuk kemi ndonjë informacion të saktë rreth dëmit apo vlerës së dëmit të shkaktuar, afërsisht është diku një shumë jo e vogël. Punëtorët janë pak të traumatizuar, por në përgjithësi janë në gjendje të mirë. Gjithçka është në duart e policisë, e kemi lënë në duart e tyre që të merren me rastin tutje”, shtoi ai.

“Kamera të sigurisë ka përreth, por identifikim përmes kamerës nuk mundesh t’i shohësh, sepse janë të maskuar, megjithatë kjo është një punë e policisë”, përfundoi Isufi.

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori