Meqenëse borxhet dhe borxhlitë janë të pranishëm gjithku dhe gjithmonë, ky artikull mund të ju ndihmojë juve si huadhënës që ta ktheni atë që ju takon, qoftë përmes gjykatës kompetente apo përmes një institucioni të ri që është themeluar rishtazi në Kosovë – ai i përmbaruesve privat.
Mosmarrëveshjet dhe kontestet civile, qofshin ato për mos-pagimin e ndonjë fature, shkeljen e kontratës së shitblerjes, kthimin në vendin e punës apo të tjera, shpesh na detyrojnë t’i drejtohemi gjykatës për t’i zgjidhur. Pavarësisht nga problemi të cilin dëshirojmë ta zgjidhim përmes hyrjes në procedura gjyqësore, pas përfundimit të atij procesi, vendimi të cilin e merr gjykata megjithatë nuk është fundi.
Nëse ju jeni një huadhënës i cili kërkon kthimin e borxhit, ai vendim është vetëm një copë letre e cila nëse nuk zbatohet efektivisht, nuk ua siguron të drejtat që ju takojnë. Për atë arsye, hapi i radhës dhe pjesa përfundimtare e procesit është paraqitja e kërkesës për zbatimin e atij vendimi që në terminologjinë ligjore njihet si ‘përmbarim’.
Paraqitja e propozimit për përmbarim është mundësia e fundit që ju ofrohet për ta realizuar të drejtën tuaj ekzistuese, meqenëse vendimi ka marrë formë të prerë dhe nuk ka asnjë mundësi për rigjykim. Do të thotë, për ta filluar procesin me të cilin ju kthehet borxhi, hapi i parë që duhet ta ndërmerrni është paraqitja e kërkesës për përmbarim. Kjo kërkesë, deri tani me rregull është paraqitur vetëm në gjykatën themelore, nga janari 2014 kërkesat mund t’i paraqitni tek përmbaruesit privat ose në gjykatë themelore. Kurse nga korriku i vitit 2014 të gjitha kërkesat duhet të paraqiten vetëm përmbaruesve privat, përveç në rastet e çështjeve familjare dhe rasteve të kthimit të punëtorëve në punë. Krahas kërkesës, ju si paraqitës, duhet ta bëni edhe pagesën e shpenzimeve të nevojshme për përmbarim, shpenzime të cilat më vonë ju kompensohen nga ana e borxhliut (debitorit). Kurse sa i përket formatit të kësaj kërkese, ligji nuk e parasheh ndonjë formë të veçantë që duhet përcjellur.
Sidoqoftë, çka ligji parasheh, është që informatat si emri dhe mbiemri i juaj sikurse dhe i borxhliut (debitorit), adresat e dyja palëve, numrat personal, borxhi që kërkohet të kthehet dhe mënyra përmes të cilës kërkoni që të zbatohet përmbarimi, duhet medoemos të janë qartazi të shënuara në kërkesë. Për më shumë, meqenëse ka mënyra të ndryshme të përmbarimit të një vendimi, juve ju lihet e hapur mundësia që vet t’i zgjedhni ato. Edhe pse nga rasti në rast, edhe kërkesat mund të jenë të ndryshme, më të shpeshtat nga këto mënyra janë marrja e mjeteve monetare të borxhliut përmes llogarisë bankare të tij apo sekuestrimi i sendeve të luajtshme si dhe atyre të paluajtshme të cilat shiten, dhe me shumën e fituar kthehet borxhi.
Një tjetër element që ju si huadhënës do të duhej ta keni parasysh, janë afatet për paraqitjen e kërkesës para se ajo të vjetërsohet dhe juve ju humbë e drejta për ta paraqitur. Rregulli i përgjithshëm thotë se kërkesat mund të paraqiten në afat prej 5 vitesh. Por sidoqoftë, varësisht nga rasti konkret, ky afat mund të ndryshojë dhe kjo është e përcaktuar në mënyrë më të detajuar në Ligjin për Marëdhëniet e Detyrimeve.
Gjatë gjithë kohës sa zgjatë kjo procedurë, në rast se e ndërroni mendjen apo borxhliu e përmbushë borxhin që e ka ndaj jush, ju e keni të hapur opcionin për ta tërhequr kërkesën e juaj. E edhe në rast të tërheqjes, juve ende ju mbetet i hapur opcioni për ta paraqitur përsëri kërkesën, përderisa afati i sipërmendur ende nuk ka kaluar. Së fundi, në rast se kërkesa juaj refuzohet, ju keni çdo të drejtë për të paraqitur ankesë në gjykatë.
Ky artikull është përgatitur nga Programi i USAID për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE) duke iu falënderuar popullit amerikan. Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e Programit të USAID për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE), ndërsa pikëpamjet e autorit nuk pasqyrojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Programi për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE), i lansuar në Maj 2013, është program trevjeçar me qëllim të përforcimit të sistemit gjyqësor të Kosovës në fushën e të drejtës kontraktuese, përmbarimit të aktgjykimeve, dhe ndërmjetësimit si alternativë për zgjidhjen e kontesteve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Përfaqësuesit e bizneseve vendore dhe nga diaspora mblidhen në ICK për takimin informues të “Diaspora Economic Forum”

Bundesbank doli në minus vitin e kaluar – hera e parë që nga viti 1979

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Përfaqësuesit e bizneseve vendore dhe nga diaspora mblidhen në ICK për takimin informues të "Diaspora Economic Forum"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe