LAJMI I FUNDIT:

Si mund të rreshtohet Man United sezonin e ardhshëm me Ratcliffe që po planifikon tri transferime

Si mund të rreshtohet Man United sezonin e ardhshëm me Ratcliffe që po planifikon tri transferime

Formacioni startues i Manchester United mund të marrë një pamje tjetër sezonin e ardhshëm, teksa Sir Jim Ratcliffe po planifikon që sezonin e tij të parë si aksionar i klubit, ta bëjë të paharrueshëm.

Sipas Daily Mail, një mbrojtës, një mesfushor dhe një sulmues janë prioritetet kryesore të klubit, megjithëse ekziston një mundësi që ekipi të mos drejtohet nga Erik Ten Hag sezonin e ardhshëm.

Qendërmbrojtës: Jarrad Branthwaite


Pasi po shijon një sezon fantastik tek Evertoni, Jarrad Branthwaite është shndërruar shpejt në njërin prej mbrojtësve më me perspektivë në Ligën Premier.

Manchester United i gatshëm të paguajnë klauzolën prej 100 milionë eurosh për yllin e Sporting Lisbonës
Lexo po ashtu Manchester United i gatshëm të paguajnë klauzolën prej 100 milionë eurosh për yllin e Sporting Lisbonës

Në moshën vetëm 21-vjeçare ai ka shkëlqyer si huazim tek PSV Eindhoven, ndërsa këtë sezon ka ndihmuar shumë fazën defanzive të Evertonit, teksa vetëm Arsenali ka një rekord më të mirë sa i përket portave të pastra.

Mesfushor: Joshua Kimmich

Një tjetër lojtar i cili do të jetë një prioritet për “Djajtë e Kuq” është Joshua Kimmich i cili ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës me Bayernin.

Në rast se nuk arrihet transferimi i tij, bordi i klubit tashmë ka disa alternativa tjera si Martin Zubimendi, Frenkie De Jong dhe Joao Neves.

Sulmues: Victor Osimhen

Ani pse Rasmus Hojlund ka filluar të tregojë se është një sulmues i klasit botëror, pasi ka shënuar tetë gola në shtatë ndeshjet e tij të fundit, është lënë të kuptohet se Ratcliffe po kërkon një tjetër sulmues i cili është në niveli e njëjtë si Harry Kane.

Nuk ka shumë lojtarë të këtij profili, por sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen, me shumë mundësi do të jetë ‘i përzgjedhuri’ nga “Djajtë e Kuq”./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Kalo në kategori