Nga kolegjiumi i redaksisë i ditores The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Pas vrasjeve të njëpasnjëshme në javën e kaluar, të kryera nga izraelitët kundër liderëve të lartë të grupeve militante Hizbollah dhe Hamas – të cilët mbështeten nga Irani – pati një ndjesi fitoreje në Izrael. Por, në ditët që pasuan, izraelitët – dhe rajoni më i gjerë – janë kapluar nga frika, duke pritur me ankth për atë që mund të vijë më pas, teksa vendi i tyre është mbyllur në një spirale të rrezikshme dhe përshkallëzuese dhune me armiqtë.
Si Irani ashtu edhe lëvizja militante libaneze, janë zotuar të hakmerren kundër Izraelit – pasi Fuad Shukri, komandanti i lartë i Hizbollahut u vra nga një sulm ajror në Bejrut, ndërsa në Teheran u vra lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh.
ShBA-ja dhe aleatët e saj perëndimorë dhe arabë po punojnë edhe një herë me shumë mund për të zbutur situatën, nga frika se Lindja e Mesme rrezikon të rrëshqasë drejt luftës gjithëpërfshirëse. Është ky skenari nga i cili patën frikë qëkur luftën në Gazë e shkaktoi sulmi i tmerrshëm i Hamasit më 7 tetor. Megjithatë, përkundër përpjekjeve të tyre diplomatike gjatë 10 muajve të fundit – dhe përkundër peshës së supozuar politike të Uashingtonit – ata kanë luftuar për të frenuar kundërshtarin. Mirëpo, armëpushimi në Gazë dhe kthimi i pengjeve izraelite është mënyra e vetme për të parandaluar përshkallëzimin. Tani është koha për këtë.
Fati i rajonit është në duart e linjës së ashpër: kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeverisë së tij të ekstremit të djathtë; Hassan Nasrallahut të Hizbollahut; udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei; dhe Yahya Sinwarit, liderit brutal të Hamasit i cili nisi gjithçka duke organizuar sulmin e 7 tetorit. Kjo është ajo që e bën situatën kaq të ndjeshme dhe të paparashikueshme.
Rritja e fundit e tensioneve nisi të shtunën e kaluar, pasi sulmi i dyshuar me raketë i Hizbollahut vrau 12 të rinj në një fushë futbolli në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli. Hizbollahu mohoi se ishte përgjegjës, por pranoi se atë ditë kishte qëlluar në instalimet ushtarake në afërsi. Tragjedia e tillë ishte e pashmangshme, pasi militantët dhe Izraeli kanë shkëmbyer shpeshherë zjarr qëkur Hizbollahu lëshoi raketat përtej kufirit më 8 tetor.
Politikanët izraelitë e përshkruan atë si incidentin më vdekjeprurës armiqësor në territorin e kontrolluar nga Izraeli – që nga sulmi i Hamasit. Uashingtoni e kuptoi kërcënimin dhe i bëri presion Netanyahut që të përmbahej. Por, ai ashiqare e injoroi këshillën teksa rrezikonte me hakmarrjen – duke goditur Shukrin në Bejrutin jugor, në zemër të Hizbollahut. Disa orë më vonë, Izraeli vazhdoi me aktin po aq përshkallëzues – duke vrarë Haniyehun në Teheran. (As nuk e konfirmon dhe as nuk e mohon përgjegjësinë).
Të dy sulmet ia dhanë goditjen poshtëruese armiqve të Izraelit. Kjo i ka lënë ata në pozitë të palakmueshme: përgjigjuni dhe rrezikoni që të gjithë luftën me Izraelin, ose përmbahuni dhe do të dukeni të pafuqishëm. Retorika e tyre sugjeron se ata do të veprojnë, ndoshta në bashkëpunim. Shkalla e hakmarrjes do të ketë rëndësi dhe do të përcaktojë aktin e ardhshëm të Izraelit, i cili nga ana tjetër do të projektojë kundërpërgjigjen nga Hizbollahu dhe Irani.
Megjithatë, ka rrugëdalje: përpjekjet e prira nga ShBA-ja për të ndërmjetësuar marrëveshjen në disa faza për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura në Gazë dhe për t’ia dhënë fundin luftës Izrael-Hamas. Ky është çelësi për zhbllokimin e një marrëveshjeje të veçantë të ndërmjetësuar nga ShBA-ja, për t’i përfunduar përplasjet midis Hizbollahut dhe Izraelit. Nëse shpallet armëpushimi, kjo ka gjasa t’ia mundësojë Iranit të ruajë fytyrën dhe të rishqyrtojë reagimin e vet.
Bisedimet për pengjet prej muajsh janë bllokuar, meqë Hamasi këmbëngul në çdo marrëveshje që garanton fundin e përhershëm të luftës së Gazës, gjë të cilën Netanyahu e refuzon me forcë. Por, në javët e fundit, Hamasi e ka zbutur pozicionin e vet, duke pranuar se detajet se si përfundon konflikti, do të diskutohen në mbylljen e fazës së parë të marrëveshjes, jo para fillimit të saj. Ndërmjetësuesit menduan se kjo hoqi pengesën e fundit për marrëveshje. Por, Netanyahu e forcoi pozicionin e Izraelit, edhe pse shefat e tij të sigurisë e mbështesin marrëveshjen. Vrasja e Haniyehut – negociatorit kryesor të Hamasit – është pengesë e mëtejshme për bisedimet.
Vendimi i Hamasit për të emëruar Sinwarin si udhëheqës të grupit – i cili është përgjegjës për kaq shumë vdekje dhe shkatërrime – ishte fyerje për Izraelin. Kjo gjithashtu mund të komplikojë negociatat. Por, duke qenë se ai ende kontrollon atë që ka mbetur nga Hamasi në Gazë, ai mbetet çelësi për të arritur në marrëveshjen finale.
Izraeli i ka rënduar keq aftësitë ushtarake të Hamasit. Grupi nuk do të jetë më kurrë në gjendje që të kontrollojë Gazën ose të përsërisë 7 tetorin. Izraeli ia ka dhënë goditjet e rënda Hizbollahut dhe i ka treguar Iranit se mund të godasë në zemër të Republikës Islamike. Historia dëshmon se kur një udhëheqës militant vritet, një tjetër e mbush boshllëkun. Netanyahu duhet të dëgjojë Joe Bidenin, si dhe zyrtarët e tij të sigurisë, dhe të shfrytëzojë mundësinë për të siguruar lirinë e pengjeve të mbetura. Ky duhet të jetë mesazhi i prerë i presidentit amerikan.
Ironia është se Izraeli, Irani dhe Hizbollahu duan të shmangnin konfliktin e plotë rajonal. Megjithatë, siç kanë treguar muajt e fundit, ata ngadalë dhe rrezikshëm po rrëshqasin në luftë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBrohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi
“Largohu, mos më hajde më”, Gjesti i ashpër me Eglin - banorja qan me dënesë
Vullnet Krasniqi flet për herë të parë pas daljes nga Big Brother: Më janë frikësuar dhe janë ruajtur nga unë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës