“Është sekret publik që veriu i Kosovës ka pasur shumë armatim. Ka qenë depo e armatimit”.
Kështu e ka përshkruar drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, këtë pjesë të territorit, teksa ka folur në Radiotelevizionin e Kosovës për armatimin që gjendet vazhdimisht gjatë bastisjeve policore.
Në më pak se një javë, Policia ka gjetur dy herë armatim dhe uniforma ushtarake në veri të Kosovës, në aksionet e kryera pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit, në Zubin Potok.
Policia ka thënë se sulmi ndaj kanalit – nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj – është kryer me një sasi eksplozivi prej rreth 20-kilogramësh.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se lënda e përdorur në sulmin në kanal “është e pamundur të gjendet, nëse nuk furnizohet drejtpërdrejt nga depot e ushtrisë”.
Autoritetet e Kosovës fajësojnë Serbinë për futje të armatimit në Kosovë, si dhe për organizimin dhe kryerjen e sulmeve që i konsiderojnë terroriste, në kanalin e Ibër-Lepencit dhe në Banjskë të Zveçanit, një vit më parë.
Beogradi mohon gjithçka, madje për sulmin e fundit ka ofruar edhe ndihmë për kryerje të hetimeve.
Sfida në kufirin Kosovë-Serbi
Dogana e Kosovës i ka thënë më parë Radios Evropa e Lirë se armatimi ka hyrë përmes “rrugëve malore”.
Sipas zyrtarëve të saj, para sulmit në Banjskë, disa lloje armësh kanë mundur të hyjnë në Kosovë edhe brenda ditës përmes rrugëve ilegale.
Ndërkaq, shefi i Policisë ka thënë se dhjetëra rrugë ilegale me Serbinë tashmë janë bllokuar, por sfidë përbën pamundësia e zyrtarëve policorë për të qenë shumë afër kufirit.
Dy vendet ndajnë një vijë kufitare të gjatë rreth 400 kilometra.
Mbi 60 për qind e saj përfshin komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Një pjesë e konsiderueshme është zonë me terren të vështirë, të pabanueshëm. Edhe ky fakt e bën gati të pamundshëm kontrollimin e çdo pjesë kufitare.
Për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë është përgjegjës misioni i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Kosovë, KFOR, ndërsa për pjesën tjetër të vijës kufitare kujdeset Policia e Kosovës.
Megjithatë, sipas një vendimi të vitit 2014 të komandantit të KFOR-it atëbotë, Policia mund të patrullojë në vijën kufitare Kosovë-Serbi deri në 1 kilometër afër vijës ndarëse.
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, beson se rrugët ilegale po kontrollohen pak, ose fare pak, dhe ndonëse lëvdon punën që po bëjnë zyrtarët policorë, ai thotë se atyre po u mungon elementi kryesor: informacioni.
“Institucionet e sigurisë, sidomos Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), të jenë shumë më vigjilente, e po ashtu inteligjenca që është në kuadër të Policisë së Kosovës të jetë më shumë në terren, dhe të veprohet në mënyrë proaktive”
Kufijtë e tjerë
Qalaj thotë për REL-in se ka informacione që, përveç prej Serbisë, armët në Kosovë po futen kontrabandë edhe nga Shqipëria, andaj autoritetet duhet të rrisin kontrollin në secilën zonë kufitare.
“Sa i përket armatimit, po, është mirë fokusimi në veri, mirëpo duhet të fokusohemi edhe në pjesë të tjera të vendit, për shkak se kriminelët bashkëpunojnë. Ata nuk njohin as nacionalitet, as çfarë gjuhe flasin njerëzit”.
Edhe Fatmir Çollaku, njohës i çështjeve të sigurisë, beson se armë nga Serbia kanë hyrë në Kosovë edhe pas sulmit në Banjskë, por jo nga Shqipëria.
“Një shtim i vigjilencës dhe patrullimeve të shpeshta të policisë kufitare, bashkë me pjesëtarë të [Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë] EULEX-it dhe KFOR-it, do të ndikonte në zvogëlim, nëse jo në parandalim 100%, së paku në reduktim të mjaftueshëm dhe zvogëlim të mundësisë së hyrjes së armëve dhe pajisjeve ushtarake në territorin e Kosovës”.
Armët e konfiskuara
Policia ka thënë disa herë se armët e konfiskuara janë të vjetra dhe variojnë, prej municioneve e granatahedhësve, e deri tek armët e kalibrit të lartë, mitralozët, snajperët, minat kundër këmbësorisë, e detonatorët.
Njësia e Forenzikës Digjitale e Radios Evropa e Lirë ka verifikuar se disa armë janë prodhuar në periudhën 1990/91 në fabrikat serbe “Prvi Partizan” dhe “Millan Bllagojeviq”.
Policia e Kosovës nuk ka ofruar informacione me gjithë kërkesën e REL-it për të kuptuar se sa persona janë arrestuar ndër vite për futje të armëve në Kosovë.
Rreziku ndaj sigurisë
Në raporte vendore e ndërkombëtare, situata e sigurisë në veri konsiderohet e qetë, por e brishtë, me potencial të përshkallëzimit të shpejtë.
Drejtori i Policisë, Hoxha, e ka përsëritur disa herë që institucioni që udhëheq ka, në parim, potencial për të kryer bastisje masive në veri, por nuk mund të veprojë ashtu, pasi gjithçka duhet të kryhet në përputhje me ligjin dhe duhet të ekzistojë dyshim i bazuar.
Njohësit e sigurisë në Kosovë kanë sugjeruar shpesh përdorimin e dronëve për mbikëqyrjen e kufijve, vendosjen e kamerave në zona më kritike kufitare, apo rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Operacioni i diskutueshëm i mbylljes së institucioneve paralele serbe
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime