Sipas raportimeve, Antonio Conte po përpiqet për t’u bërë trajner i Manchester United.

Italiani pretendohet se ka refuzuar Newcastlen, ndërsa ai pret ofertën e Djajve të Kuq.


Strategu aktual, Ole Gunnar Solskjaer është nën presion, me skuadrën e tij që ka humbur katër nga shtatë ndeshjet e fundit.

SunSport raportoi se lojtarët e Manchester United besojnë se norvegjezi ka dy ndeshje për të shpëtuar punën e tij.

Nëse ai lirohet nga detyrat e tij, Conte ka të ngjarë të marrë drejtimin e skuadrës dhe të bëjë një ndikim të menjëhershëm.

Ish-trajneri i Interit mund të të sjell dy lojtarë që i kishte nën urdhri te kampioni i Serie A, si Milan Skriniar dhe Lautaro Martinez.

Me dyshen, natyrisht se Djajtë e Kuq do të përforcoheshin shumë dhe do të mund të garonin për të gjithë trofetë. /Telegrafi/

the Foto: SunSport

telegrafi sport app