Mjetet ndihmëse shëruese dhe shtojcat e ushqimit mund të shkaktojnë probleme me tretjen
Hekuri më së miri është të merret në stomak të thatë, ndërkaq edhe vitaminat A, D, E dhe K është më mirë të mos merren me ushqim.
Nëse merren në mënyrë të padrejtë, llojet e caktuara të vitaminave dhe mineraleve mund të shkaktojnë probleme gastroenterologjike.
Pasoja e marrjes së disa suplementeve mund të jetë ndjenja e pakëndshme në stomak, krupa, dhembjet dhe diarreja, theksojnë shkencëtarët nga Qendra Mjekësore Langon e Universitetit të Nju-Jorkut. Për këtë shkak është e nevojshme t’u kushtohet rëndësi disa gjërave, transmeton Telegrafi.
Në lukth të thatë apo me racion
Ka nutrienë të cilët organizmi më mirë mund t’i shfrytëzojë nëse i merrni bashkë me racionin. Mirëpo ekzistojnë edhe disa vitamina shtesë, të cilat është më mirë të merren pavarësisht nga racioni.
Vitaminat të cilat kanë përbërje “të thartë”, siç janë vitamina C dhe folatet, mund të shkaktojnë krupë nëse merren në stomak të zbrazët.
Vitaminat e zbërthyera në yndyra, siç janë vitaminat A, D, E dhe K, për dallim nga disa të tjera, më mirë përdoren nëse nuk i merrni bashkë me ushqimin.
Hekuri më së miri absorbohet nëse merret në lukth të zbrazët. Megjithatë, multivitaminat të cilat përmbajnë hekur apo suplemente hekuri, mund të shkaktojnë krupë, nëse i merrni në lukth të zbrazët.
Për këtë shkak është më mirë që hekurin ta merrni në atë mënyrë që disa vitamina dhe minerale më mirë veprojnë në kombinim, derisa disa kombinime të tjera mund të ulin absorbimin.
Hekuri më mirë absorbohet nëse merret në kombinim me vitaminën C, mirëpo nëse e merrni me kalcium, efekti do të jetë i kundërt.
Me ilaçe
Është me rëndësi që të verifikoni me mjekun tuaj cilat vitamina bën t’i merrni bashkë, si edhe a ekziston mundësia që vitaminat të ndikojnë në veprimin e terapisë e cila ju është përshkruar, nëse merrni disa ilaçe.
Ekzistojnë hulumtime të cilat sugjerojnë që ndikimet e padëshiruara të preparateve multivitaminoze më shpesh shfaqen nëse niveli i estrogjenit është i ngritur, gjë që mund të ndodhë që femra merr pilula kontracepsioni. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ekspertët zbulojnë ushqimet që ulin libidon

Ushtrimet kundër spondilozës: Pengoni ngurtësimin e kurrizit dhe dhembjen me ndihmën e disa ushtrimeve ditore

Shkuji është pranuar zyrtarisht si sëmundje! Shkencëtarët kanë dëshmuar që vret

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit